

Neo-Humanizmi, clirimi i intelektit
500.00L
Të gjitha molekulat, atomet, elektronet, protonet, pozitronet në të vërtetë janë shprehje e të njëjtës Vetëdije Supreme. Ata që do ta kenë parasysh këtë realitet, që do ta mbajnë gjallë këtë ndjesi në zemrat e tyre, do të thuhet se kanë arritur përsosmërinë në jetën e tyre. Ata janë bhaktas (të devotshëm) të vërtetë. Kur ky proces decocional nuk mbetet i kufizuar thjeshtë si një praktikë, por ngrihet si një ndjenjë devocionale, një mision devocional, në sferën e dealizimti devocional, – kur shpirti themelor i humanizmit shtrihet në çdo gjë, me shpirt apo pa shpirt, në këtë univers, – unë e kam emërtuar “Neo-humanizëm”. Ky neohumanizëm do të ngrejë humanizmin në universalizëm, kultin e dashurisë për të gjitha qeniet e krijuara të këtij universi/
Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar.
Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes.
Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme.
Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.
Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia, klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …



