Gjigandi farmaceutik amerikan Johnson & Johnson thotë se testimi i vaksinës eksperimentale tek njerëzit do të fillojë para shtatorit dhe se vaksina mund të jetë gati për përdorim nga fillimi i vitit të ardhshëm.
Lexo: Europa merr frymë nga ajri i pastër, në këtë kohë pandemie
Kompania thotë se për krijimin dhe testimin e vaksinës ka angazhuar bashkë me Departamentin e Shëndetësisë, më shumë se 1 miliard dollarë. Sipas kompanisë, nëse provat tek njerëzit dalin me sukses, ajo mund të prodhojë më shumë se 1 miliard doza.
Johnson & Johnson parashikon që sasitë e para të vaksinës të përdoren për rastet më të rënda. Drejtori Ekzekutiv i Kompanisë Alex Gorsky tha për rrjetin NBC se deri tani shenjat tregojnë se vaksina eksperimentale do të jetë e efektshme. Ai tha se kompania planifikon të rrisë prodhimin e vaksinës në javët e ardhshme, me qëllim që të ketë gati disa qindra milion doza deri në mesin e vitit të ardhshëm dhe një miliard doza deri në fund të vitit 2021.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.