Edi Rama: Paketa e ndihmës financiare do të zgjerohet në muajin prill

Edi Rama: Paketa e ndihmës financiare do të zgjerohet në muajin prill


Kreu i qeverisë, Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një video-konferencë me drejtuesit e bankave të nivelit të dytë në vendin tonë, me të cilët ka diskutuar për ndihmën ekonomike, që do t’u jepet qytetarëve.

Në këtë video-konferencë morën pjesë edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe ministri Arben Ahmetaj.

Kryeministri Rama shkruan në rrjetin social Facebook se paketa e ndihmës financiare për qytetarët që janë prekur nga situata e shkaktuar nga koronavirusi, do të zgjerohet më shumë gjatë muajit prill.

Lexoni: Përse është e rëndësishme për shëndetin, të mbash shpinën drejt

Rama shprehet se do të garantohen pagat e punonjësve, të cilët nuk shkojnë dot në punë.

“Me bankat për paketën financiare të luftës; vënien menjëherë në lëvizje të instrumentit të garancisë sovrane për pagat e punonjësve që nuk shkojnë dot në punë; zgjerimin e paketës gjatë muajit Prill”, shkruan në postimin e tij, kryeministri Rama.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0