Ky fond do t’u sigurojë paga minimale familjeve në nevojë. Sipas mediave Neymar kishte kërkuar që informacioni të mos bëhej publik.
Emisioni Fofocalizando, tregoi se sulmuesi i ekipit Paris Saint Germain ia dhuroi privatisht paratë agjencisë humanitare të UNICEF-it dhe një fondi tjetër të krijuar nga artistë e persona të njohur në Brazil.
Lexoni: UNICEF ndihmon Kosovën me mijëra pajisje mbrojtëse mjekësore
Futbollisti bëhet kështu pjesë e qindra sportistëve të tjerë që po kontribuojnë për të luftuar pandeminë.
Shumë ekipe futbolli kanë rënë dakord të shkurtojnë pagat e tyre, për të kontribuar ndaj betejës kundër koronavirusit. Lojtarët e Barcelonës kanë vendosur të dhurojnë 70% të pagës së tyre.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto