16 persona të prekur, shkon në 377 numri total i të infektuarve nga COVID

16 persona të prekur, shkon në 377 numri total i të infektuarve nga COVID-19


16 persona me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 377 të infektuar.

61-vjeçari Skënder Kurti, ish-kampion i boksit, vdiq mbrëmjen e së dielës në Spitalin Infektiv duke e çuar në 21 totalin e viktimave në vendin tonë. Ai ishte shtruar në spital prej datës 17 mars dhe vuante nga hipertensioni.

Mes të prekurve të rinj, sërish 6 persona janë në Shkodër.

Në informimin e përditshëm, zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli njoftoi se harta e të prekurve nga COVID-19 në 24 orë është zgjeruar në Tiranë, Durrës, Shkodër, Berat e Has.

Në total janë testuar 2396 raste, dhe janë konfirmuar 377 raste ku:

– 377 persona janë të prekur nga koronavirusi,
– 116 janë shëruar,
– 21 kanë vdekur,
– 66 persona janë të shtruar në spitalin Infektiv, 5 prej tyre janë në terapi intensive, 1 prej të cilëve në frymëmarrje të drejtuar,
– 7 persona janë të shtruar në Sanatorium, 1 prej të cilëve në gjendje të rënduar.

Në total në të dy spitalet janë 73 persona janë të shtruar.

Përhapja e koronavirusit deri më 6 prill është sipas këtyre qyteteve:

— Në Tiranë: 177 persona;

— Në Durrës: 38 persona;

— Në Fier: 26 persona;

— Në Lushnje: 5 persona;

— Në Elbasan: 10 persona;

— Në Rrogozhinë: 4 persona;

— Në Kavajë: 8 persona;

— Në Korçë: 16 persona;

— Në Vlorë: 5 persona;

— Në Shkodër: 44 persona;

— Në Lezhë: 14 persona;

— Në Has: 12 persona;

— Në Berat: 2 persona;

— Në Krujë: 5 persona;

— Në Tropojë: 4 persona;

— Në Pukë: 4 persona;

— Në Mirditë: 3 persona.

Lexoni: Pandemia nis të japë dëme në ekonomi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0