23 pacientë u shëruan këto 24 orë duke e çuar totalin e të shëruarve në 154, pra sa 40 për qind i totalit të të infektuarve.
Në informimin e përditshëm nga Ministria e Shëndetësisë, Albana Fico, njoftoi se harta e të prekurve nga COVID-19 në 24 orë është zgjeruar në Tiranë, Fier, Shkodër e Elbasan.
Në 24 orët e fundit janë testuar 236 persona, ndërsa në total janë testuar 2989 raste, dhe janë konfirmuar:
– 400 persona janë të prekur nga koronavirusi,
– 154 janë shëruar,
– 22 kanë vdekur,
– 52 persona janë të shtruar në spitalin Infektiv, 5 prej tyre janë në terapi intensive,
– 6 persona janë të shtruar në Sanatorium, 5 prej të cilëve në gjendje të rënduar, 4 pacientë janë të intubuar.
Në total në të dy spitalet janë 58 persona janë të shtruar.
Përhapja e koronavirusit deri më 8 prill është sipas këtyre zonave:
— Në Tiranë: 190 persona;
— Në Durrës: 38 persona;
— Në Fier: 32 persona;
— Në Lushnje: 5 persona;
— Në Elbasan: 12 persona;
— Në Rrogozhinë: 4 persona;
— Në Kavajë: 8 persona;
— Në Korçë: 17 persona;
— Në Vlorë: 5 persona;
— Në Shkodër: 45 persona;
— Në Lezhë: 14 persona;
— Në Has: 12 persona;
— Në Berat: 2 persona;
— Në Krujë: 5 persona;
— Në Tropojë: 4 persona;
— Në Pukë: 4 persona;
— Në Mirditë: 3 persona.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto