Ndryshon orari i lëvizjeve, urdhri hyn në fuqi sot

Ndryshon orari i lëvizjeve, urdhri hyn në fuqi sot


 

 

Qeveria publikoi urdhrin e ri të lëvizjeve për ditët në vijim. Nga ora 05:00 deri në 17:30 do të lejohet aktiviteti në pikat e shitjes së produkteve ushqimore me pakicë dhe shumicë, pikat e tregtisë së barnave, produkteve mjekësore dhe institucionet financiare.

Në urdhër theksohet se duhen zbatuar masat e distancimit social dhe të pastërtisë në çdo biznes. Pazari do të vazhdojë të bëhet për 90 minuta në ditë vetëm nga një familjar. Kufizimi në fundjavë do të vazhdojë, por këtë javë izolimi total do të fillojë të premten në orën 17:30 deri të hënën në 05:00 të mëngjesit.

Lexoni: Sigal kombinon paketat e sigurimit me shërbimin telemjekësor TeleDoc

Përjashtohen nga ky rregull mjetet e transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore, policia, Forcat e Armatosura, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike, si dhe shërbimet në banesë, si shpërndarja e ushqimeve apo produkteve të tjetra.

Urdhri është firmosur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ka hyrë në fuqi ditën e sotme.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0