Amazon punëson qytetarët që humbën punën nga COVID-19

Amazon punëson qytetarët që humbën punën nga COVID-19


Në mes të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Amazon jo vetëm që nuk po shkurton staf, por po mundohet ta zgjerojë atë.

Vetëm muajin e fundit kjo kompani ka punësuar 100 mijë vetë si staf shtesë. Ndërkohë Amazon po kërkon tashmë të rekrutojë 75 mijë punonjës të tjerë.

Gjigandi teknologjik për blerjet online ka nevojë për më shumë punonjës për të përballuar kërkesat masive të njerëzve që tashmë qëndrojnë në shtëpi dhe porosisin online për shkak të izolimit.

Amazon po kërkon të punësojë amerikanë të cilët kanë humbur punët e përparshme për shkak të krizës.

Lexoni: Cashbook Finance dhe ofrimi i shërbimeve inovative financiare në Mbretërinë e Bashkuar

“Ne e dimë që shumë njerëz janë ndikuar ekonomikisht pasi punët në fusha si restorantet dhe udhëtimet është shkurtuar si pasojë e kësaj krize. Ne mirëpresim cilindo që pushohet nga puna të na bashkohet në Amazon derisa gjërat të kthehen në normalitet dhe punëdhënësi i tyre i kaluar t’i rimarrë në punë”, shkruhet në blogun e Amazon.

Kur Amazon njoftoi muajin e kaluar se do të punësonte 100,000 punëtorë të rinj, kompania gjithashtu tha se do të shpenzonte 350 milion dollarë për të rritur pagën e punonjësve me 2 dollarë në orë gjatë krizës së koronavirusit. Tani, kompania vlerëson se do të shpenzojë mbi 500 milion dollarë për rritjen e pagave. Amazon ka bërë disa ndryshime për të ndihmuar në përmbushjen e kërkesës së klientëve gjatë javëve të fundit.

Business Insider

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0