Zyrtarët e SHBA: Disa shtete mund të jenë gati të hapen

Zyrtarët e SHBA: Disa shtete mund të jenë gati të hapen


Në SHBA, drejtori i Qendrave Federale për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha të mërkurën se 19 ose 20 shtete amerikane janë ndikuar pak nga koronavirusi dhe se zyrtarët e tyre besojnë se mund të jenë të gatshëm të rihapen deri më 1 maj, data e caktuar nga Presidenti Donald Trump.

Lexo: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve: I bën thirrje të gjithë tatimpaguesve, të mos plotësojnë formularin që aktualisht mund t’i shfaqet në sistem

“Janë një numër distriktesh në SHBA që nuk kanë patur koronavirus pavarësisht testimeve,” tha Robert Redfield në një intervistë për programin “Good Morning America” të televizionit ABC.

“Janë një numër shtetesh amerikane, 19 ose 20, që në fakt kanë pasur ndikim të kufizuar. Prandaj mendoj se do të shohim disa shtete, zyrtarët e të cilëve mendojnë se janë gati. Edhe ne jemi gati t’i ndihmojmë ata për rihapjen,” tha zoti Redfield. Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi ishte të mërkurën mbi 26,000 dhe ai i të infektuarve mbi 600 mijë.

Presidenti Trump ka njoftuar se është pranë finalizimit të një plani për t’i dhënë fund mbylljes së Amerikës për shkak të koronavirusit, që ka sjellë eliminimin e miliona vendeve të punës. Ai tha se në disa zona, ekonomia mund të rifillojë edhe para 1 majit. Sipas presidentit, rreth 20 shtete janë “në formë jashtëzakonisht të mirë dhe mund të rihapen shumë shpejt.”

Mbrëmë, presidenti vuri përsëri në shënjestër Organizatën Botërore të Shëndetësisë, duke thënë se ka udhëzuar administratën që të ndalë fondet amerikane për këtë institucion me qendër në Gjenevë për shkak të mënyrës se si e trajtoi pandeminë e koronavirusit.

Lexo: Edi Rama: Sot hapen prenotimet për fluturimet e riatdhesimit që nisin të shtunën nga Roma

Zoti Redfield nuk iu përgjigj drejtpërdrejt një pyetjeje në lidhje me vendimin e presidentit por tha se Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe OBSH-ja kanë pasur një histori të gjatë bashkëpunimi në problemet globale të shëndetit.

“Kemi pasur një marrëdhënie shumë produktive në fushën e shëndetit publik dhe vazhdojmë ta kemi,” tha ai.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave kanë hartuar një strategji për të rihapur disa zona të vendit, si pjesë e përpjekjeve të Shtëpisë së Bardhë, që amerikanët të kthehen në punë, njofton gazeta Washington Post.

Sipas gazetës, plani përmban tre faza: Një fushatë kombëtare komunikimi dhe vlerësim se sa të gatshme janë komunitetet për rihapjen deri më 1 maj; shtimi i fondeve të emergjencës dhe prodhimi i kompleteve të testimit apo i pajisjeve personale mbrojtëse deri më 15 maj; rihapje graduale në varësi të kushteve lokale.

Por, paralajmëron dokumenti, “modelet tregojnë se një izolim 30-ditor në shtëpi, i pasuar nga një periudhë 180 ditore gjatë së cilës hiqen të gjitha masat e zbutjes, rezulton në një rritje të kurbës së rikthimit të sëmundjes, prandaj do të jetë i nevojshëm një nivel i caktuar zbutjeje derisa të arrihet vaksina ose imuniteti në shkallë të gjerë”.

Lexo: Webinar: Cilat janë veprimet kyç që do të na shënjojnë për jetë, pasi kriza të kalojë

Në të gjithë botën, janë mbi 126 mijë njerëz që kanë humbur jetën nga koronavirusi, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins. Por besohet se numri real është shumë më i lartë, për shkak të testimeve të pamjaftueshme, rasteve të paraportuara dhe dyshimeve se disa qeveri po i fshehin përmasat e pandemisë në vendet e tyre.

Burimi: VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0