24 pacientë me koronavirus janë identifikuar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 518.
Një 64-vjeçare nga Tirana ka humbur jetën në spitalin Shefqet Ndroqi. Ajo ishte prej 2 javësh në gjendje të rëndë.
26 persona janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 277.
Silva Bino nga ISHP ka bërë me dije se është zbuluar e prekura e parë në Mallakastër.
Në 24 orët e fundit janë testuar 232 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar 4830 persona, prej të cilëve janë:
– 518 të infektuar,
– 26 viktima;
– 277 të shëruar;
Shpërndarja gjeografike është sipas këtyre qyteteve:
– Tiranë, 241 pacientë,
– Durrës, 42 pacientë,
– Lushnje, 6 pacientë,
– Elbasan, 16 pacientë,
– Fier, 35 pacientë,
– Kavajë, 9 pacientë,
– Rrogozhinë, 4 pacientë,
– Korçë, 19 pacientë,
– Vlorë, 5 pacientë,
– Shkodër, 83 pacientë,
– Lezhë, 14 pacientë,
– Berat, 2 pacientë,
–Has, 13 pacientë,
– Krujë, 7 pacientë,
– Tropojë, 4 pacientë,
– Pukë, 5 pacientë,
– Mirditë, 3 pacientë,
– Kukës, 9 pacientë,
– Mallakastër, 1 pacient.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto