“Sëmundja s’është në trupin por në kokat tona”

Gallup: Sëmundja nuk është në trup, por në kokat tona


Frika dhe paniku nga përhapja e virusit Corona në botë po shtohen. Presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare Gallup, Kancho Stoychev mendon se kemi të bëjmë me një neurozë masive.

Lexo: Informacion cilësor, produkti i domosdoshëm sot

Të dhënat e sondazhit të fundit të Shoqatës Ndërkombëtare Gallup tregojnë një rritje të ndjeshme të numrit të atyre që besojnë se rreziku prej virusit Corona nuk është i ekzagjeruar dhe të frikës prej infektimit. Sipas presidentit të Shoqatës Ndërkombëtare Gallup, Kancho Stoychev në rastin e frikës ndaj virusit Corona kemi të bëjmë me një “neurozë masive”.

“Virusi Corona padyshim që ekziston, por ai nuk është aspak “gjigant”, ai është mjaft modest. Shkalla e vdekshmërisë mezi është rritur me disa të dhjetat e përqindjes. Prej Coronës kanë vdekur ose janë sëmurë më pak njerëz se gjatë shpërthimeve të mëparshme të gripit. Këto janë argumente të dukshme por që janë injoruar plotësisht. Kjo do të thotë që sëmundja e rëndë nuk është në trupin tonë, por në kokat tona”, thotë ai.

Frikë globale:

Ky panik është kulmi i një serie frikërash globale gjatë dy dekadave të fundit. Arsyet themelore të kësaj psikoze masive qëndrojnë në natyrën e shoqërive me tendenca konsumiste dhe në mënyrën sesi i trajtojnë ato elitat. Situata ngjan me “vetëvrasjen e një civilizimi” që përshkruan aq bindshëm Arnold Toynbee.

Lexo: Çfarë është një “reagent” dhe pse po shtyn testimin për koronavirus?

Një vaksinë për happy end:

Mënyra për të dalë nga filmi horror që po përjetojmë ka nevojë për një happy end – në këtë rast, një vaksinë. Por problemi kryesor, është se në kohën që vaksina mund të jetë në dispozicion për të gjithë, katastrofa ekonomike mund të jetë aq e madhe sa vërtet mund të ndodhte një tragjedi reale edhe më e madhe.

Burimi: Deutsche Welle

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0