Ul stresin. Islanda sugjeron banorët të përqafojnë një pemë në ditët e distancimit social - Business Magazine Albania

Ul stresin. Islanda sugjeron banorët të përqafojnë një pemë në ditët e distancimit social


Islanda ka bërë një sugjerim të shëndetshëm për qytetarët që dëshirojnë kontakt fizik në epokën e distancimit social. “Gjeni pemën më të afërt dhe jepini asaj një përqafim”.

Sipas Lonely Planet, Shërbimi Islandez i Pyjeve (IFS) thotë se, “të kalosh të paktën pesë minuta në ditë duke përqafuar ‘fqinjët e tu’ halorë, është një mënyrë e shkëlqyer për të mposhtur vetminë në karantinë. Në Islandën Lindore janë liruar shtigjet nëpër dëborë për t’u dhënë kështu mundësi banorëve të mund të arrijnë lehtësisht tek pemët. Kalimet janë hapur gjithashtu në gjerësinë sa t’u lejojnë banorëve të shëtisin duke mbajtur distance. IFS ka përditësuar faqen e saj të internet me fotografi të njerëzve që përqafojnë pemë të të gjitha formave dhe madhësive.

Por Porfinnsson, menaxher i pyjeve të Islandës Lindore, thotë se, përqafimi i pemëve, prodhon ndjenjën e relaksimit dhe ju përgatit që të merrni përsipër çfarëdo sfide t’ju dalë përpara. “Kur përqafoni një pemë, e ndjeni së pari në gishtërinjtë tuaj më pas lart në këmbët tuaja e deri në gjoks dhe së fundi në kokën tuaj”, thotë Porfinnsson.

Lexo: Shtetet europiane lehtësojnë masat, Danimarka rihap shkollat

Ky mund të duket një sygjerim i çuditshëm, por prania e pemëve ka treguar se nxit shëndetin e mirë. Pemët pastrojnë ajrin dhe zvogëlojnë stresin te njerëzit që jetojnë pranë tyre. Ju nuk do të duhet të mbështillni krahët rreth një peme, por nëse nuk keni njeri tjetër për të përqafuar, atëherë ky veprim mujnd t’ju vlejë.

Pyjet kombëtare të Islandës janë hapur gjatë kësaj periudhe, ndryshe nga shumë pyje e parqe të tjera nëpër botë, përfshirë Shqipërinë. 22 Prilli është dita ndërkombëtare e Tokës dhe kjo është një formë e mirë për ta festuar.

Lonely Planet

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0