Zhvillimi personal si baza e suksesit profesional – Mësimet që më la ‘Mjeshtëro Biznesin’ - Business Magazine Albania

Zhvillimi personal si baza e suksesit profesional – Mësimet që më la ‘Mjeshtëro Biznesin’

Nga Mario Korra- Entuziast i Zhvillimit Personal 

Fundjavën e kaluar mora pjesë për herë të parë në një event seminar në Shqipëri, në ‘’Mjeshtëro biznesin’’ nga Vasil Naçi. U bëra pjesëmarrës me kuriozitet, pritshmëri dhe entuziazëm që një event i modelit ndërkombëtar ka vite që ka filluar të zhvillohet edhe në Shqipëri. Pritshmëri të larta duke konsideruar, suksesin në jetëgjatësi të Agna Group dhe fjalët pozitive të dëgjuara. Një organizim shumë i mirë, informacion i transmetuar shumë mirë nga folës të formuar dhe me kontribute edhe nderkombëtarisht. Një përvojë e kaluar shumë mirë, mbi qasjet në sipërmarrje, funksionet dhe të parit të organizatës në lentet e sistemit dhe proçeseve, rëndësinë e individit dhe lidershipit, duke prekur dhe bashkuar pikat e marketingut, shitjes, financave,teknologjisë, kulturës, vlerave, komunikimit, perceptimit dhe formimit të individid.

Paradoksi, kur bëhesh i vetëdijshëm, është që përditshmërinë e ndërtojmë ne vetë; nuk jemi thjeshtë pjesë-marrës në shoqëri, secili me diçka të vogël me apo pa neglizhencë, nuk na e ndërton një dorë e jashtme (klishe e përsëritur, por me rëndësi kur plotësohet edhe nga aspekte të tjera qasjeje dhe i gjendet vendi në praktikë). Por mençuria është për të gjetur mënyrën për të rritur ndikimin, që edhe të tjerë të përqafojnë qasje që i bëjnë mirë të gjithëve, në mënyrën si shërbejmë dhe ku i investojmë energjitë, paratë, dhe marrëdhëniët e biznesit dhe ato personale në shoqëri. Përditshmëria ndryshon, me forcën për tu treguar të mençur për të gjetur mënyrën për të dhënë një shëmbull personal në mënyrë të kuptueshme, me durim duke ruajtur dinjitetin e vetes dhe të tjetrit. Por po nuk besove në disa koncepte, edhe të vërtetuara, të nxjerra si mësime në vite nga histori nga më të lashtat, dhe po nuk mendove duke e bërë durimin, gjëndjen e tolerancës, mendësinë për rritje dhe të pasurin e qëndrimit të liderit për ndryshim pjesë të themeleve bazë të mendësisë që drejton mendimet dhe veprimet e tjera nuk mund të ndodhi.

Në një mënyrë apo tjetër këto tema u prekën, dhe shumë të tjera gjithashtu, që përfshijnë aspektet e një sipërmarrje apo biznesi, gjithashtu edhe në nivel personal. Them personal sepse biznesi merr kuptim kur një njeri apo shumë njerëz bashkëveprojnë për të shërbyer, për përmbushjen e një nevoje të shoqërisë ku jetojnë. Biznesi, shërbimi, të ardhurat janë vetëm koncepte mentale, që marrin kuptim kur bashkohen këto komponentë. Pra qëndra është njeriu, dhe jetesa e tij në shoqëri. Kështu filloji edhe seminari me pyetjen: Çfarë është një biznes, pse ekziston një biznes, pse e nise një biznes etj. Në vazhdim morëm përgjigje dhe ngacmime për të menduar, thelbësore, si menaxhohet një biznes dhe aspektet që e mbajnë në këmbë.

Lexo edhe: “Mjeshtëro Biznesin” , nën vizionin e Vasil Naçit, Tirana bëhet epiqendra e zhvillimit personal dhe profesional

Dhe do të shtoja si ne të mendojmë që të shërbejmë në afat të gjatë, duke konsideruar edhe ngjarje që ndoshta shërbimi jonë në një moment mund mos të nevojitet më nga shoqëria. Të jemi të përgatitur për paradokse dhe ndryshime, për të shërbyer ndyshe apo më mirë se ne kemi shërbyer me parë. Konkurenca së pari të jetë me vetë veten.

Duke përdorur mjete matëse për të parë gjërat si në një hartë të mirë detajuar (karburant, ushqim, fjetje), ku duke patur detaje (në rastin e biznesit: trendet e ndryshimit, teknologjia, shitjet, financat, vlerat etj) ne zgjedhim më mirë itenerarin ose/dhe ku ndodhemi aktualisht, që të jemi në drejtimin për të arritur destinacionin, objektivin, qëllimin (fitime, të ardhura, kenaqësitë). Detajet në hartë na ndihmojnë të zgjedhim një rrugë që mjetet e duhura (duke përcaktuar cilat janë ato faktorë që duhet të maten dhe ti përdorim si një tregues kur duhet të bëjmë ndryshime) do na bëjnë të mbijetojmë në destinacion.

A mund të marrim çdo detaj  të mundshëm? JO.  Dija dhe teknikalitetet janë të shumta prandaj ka edhe konsulenca private dhe profesionistë në shërbim. A mund ta mësosh dhe mbash mend diçka të re dhe ti gjesh ku e ka vendin në praktikë dhe t’ia kuptosh vlerën menjëherë pa e përpunuar një ide të re? JO. Marrja e dijeve ose do ia lësh rastësisë, ose do ia lësh ngjarjeve të forta në eksperienca personale; gabimeve, ose do vetëdijësohem që duhet të angazhohem të mësoj dhe marrë informacione sipas stadit  ku jam. Kjo do evitoj gabime, energji të shkuara dëm. Evente të tilla që janpin informacion e dije kaq të organizuara të nxisin mendësi, të motivojnë, të inspirojnë dhe të ndihmojnë të ndërtosh qartësi në atë çka dëshiron të jetë hapi yt i radhës.

Në çdo stad që të jesh, mendësia e lidershipit duhet të bëhet pjesë e jotja. Lidershipi i vërtetë s’ka të bëjë me titull apo pozicion, por është t’i përgjigjesh përgjegjësisë, të kesh integritet, bazë në parime që sjellin pozitivitet, të japësh siguri, të dallosh arrogancën nga vendosmëria, të jesh burim inspirimi, të ngjallësh besim, dashuri dhe shpresë. Pozicioni është thjeshtë sistem organizimi, apo teknikaliteti në njohuri. Këto pak aspekte, atribute të liderit mund dhe duhet t’i kesh pavarësisht titullit dhe pozicionit që mbart në shoqëri apo në biznes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0