Si lindi Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit

Si lindi Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit


“Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit është një festë që promovon kënaqësinë e marrë prej të lexuarit”, shkruhet në faqen zyrtare të UNESCO-s.

Çdo 23 prill festa, që zhvillohet në të gjithë botën bëhet për të sjellë në vëmendje lidhjen mes të kaluarës dhe të ardhmes, urën lidhëse midis brezave dhe kulturës. 23 prilli është një datë simbolike në botën e letërsisë e lidhur me vdekjen e autorëve të shquar William Shakespeare, Miguel de Cervantes dhe Inca Garcilaso de la Vega. Kjo datë ishte një zgjedhje e natyrshme për Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, të mbajtur në Paris në vitin 1995, për të përkujtuar librat dhe autorët, si dhe për të inkurajuar të gjithë që të lexojnë.

Duke mbrojtur librat dhe të drejtat e autorit, UNESCO mbështet kreativitetin, diversitetin dhe qasjen e barabartë në dije e njohuri.

Lexoni: Mjeku që i kërkoi OBSH-së mbështetje për Shqipërinë, optimist për gjetjen e shpejtë të kurimit

“Më shumë se kurrë, në një kohë kur shumica e shkollave në botë janë të mbyllura dhe njerëzit duhet të kufizojnë kohën e të qëndruarit jashtë, fuqia e librit duhet përdorur për të luftuar izolimin, për të forcuar lidhjet midis njerëzve, për të zgjeruar horizontet si dhe për të stimuluar mendjen dhe krijimtarinë tonë”.

“Gjatë muajit prill, por edhe gjatë gjithë vitit, është shumë e rëndësishme që të merrni kohë për të lexuar për veten apo fëmijët tuaj. Është një kohë për të festuar rëndësinë e leximit, për të nxitur rritjen e fëmijëve si lexues dhe për të promovuar një dashuri të përjetshme për letërsinë dhe integrimin në botën e punës. Përmes leximit dhe festimit të Ditës Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtave të Autorit, ne mund të udhëtojmë falë imagjinatës”.

“Duke krijuar ndjenjën e të qenurit në një grup dhe bashkësi, duke lexuar dhe marrë njohuri të përbashkëta, lexuesit në të gjithë botën mund të lidhen dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin në frenimin e vetmisë”, shkruhet në faqjen e UNESCO-s, duke iu referuar izolimit dhe situatës, që të gjithë po kalojnë për shkak të pandemisë botërore të COVID-19.

Lexoni: Javën e ardhshme do të zgjerohet orari i lëvizjeve

“Librat kanë aftësinë unike për të të argëtuar dhe për të mësuar. Ato janë një mjet që të ndihmojnë të eksplorosh fusha që i kalojnë përvojat e tua personale nëpërmjet ekspozimit ndaj autorëve, universeve dhe kulturave të ndryshme, si dhe një mjet për të depërtuar në thellësitë më të mëdha të brendësisë sonë”, thotë Audrey Azoulay, Drejtoreshë e Përgjithshme e UNESCO-s, me rastin e Ditës Botërore të Librit dhe Të Drejtave të Autorit.

UNESCO

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0