Restorant “take away” dhe food shop. Një pikë takimi me ushqimin - Business Magazine Albania

Restorant “take away” dhe food shop. Një pikë takimi me ushqimin


Shërbimi delivery dhe blerja e produkteve doc të zonës së Toskanës së Italisë, janë të mundura në Toscana Tirana. Davide Perraccino një prej sipërmarrësve të Toscana Tirana, tregon se, “Ne kemi menduar të hapim edhe Toscana Tirana që ndodhet tek Komuna e Parisit. Ajo është hapur si delivery prej gati një muaji, ndërsa prej 4 Prillit, do të shërbejë edhe si pikë shitje për produktet cilësore italiane.

Ndaj prej fillimit të muajit Prill, klientët mund t’u gëzohen porosive për produkte të gatuara, por edhe të kalojnë aty për të blerë, verë, proshutë, djath, vaj ulliri, makarona artizanale, e shumë produkte të tjera tipike të rajonit të Toskanës.

Davide Perraccino, së bashku me Gaio Castagnozzi, na presin në distancë por me shumë përzemërsi ndërsa tregojnë përpjekjet e tyre për të mbajtur motorët ndezur, duke u dhënë kështu shpresë punonjësve, por edhe klientëve të hershëm e të rinj. “Me ushqimin jepet edhe dashuri, ndaj është mirë të shikosh busëqeshjen e klientëve kur marrin ushqimin për të ikur në shtëpi. Mjafton aq për të transmetuar energjinë pozitive”, thotë Perraccino. Ai është i bindur se xhirot e këtyre ditëve e ndoshta edhe ditëve në vijim nuk i mbulojnë kostot e një restoranti, por njëkohësisht mendon se mbyllja është edhe më e dhimbshme. Sipas tij, kjo pandemi do të bëjë që një pjesë e restoranteve dhe hoteleve të mos mund të rihapen më. Riformatimi, sipas kritereve të reja me distanca më të mëdha mes tavolinave është një format që gjithashtu do të rrisë kostot e restoranteve.

Megjithatë Davide është optimist se pandemia do të kalojë dhe gjërat do të rikthehen në normalitet, ndonëse për disa prej bizneseve si ai i turizmit, do të duhet të presim vitin e ardhshëm për të parë dinakimën e duhur të fluksit.

“Nga Toscana Tirana shërbimi delivery po funksionon prej rreth një muaji krahas dhjetëra restoranteve që janë angazhuar në delivery, ndërsa duke nisur nga fillimi i muajit Prill, produktet doc. të zonës së Toskanës mund t’u pasurojnë tavolinën dhe t’u përmirësojnë humorin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0