EU for Innovation sjell diçka të re për turizmin dhe agrobiznesin

EU for Innovation sjell diçka të re për turizmin dhe agrobiznesin


 

Hapen aplikimet për “Kartelën e Sipërmarrjes”. Afati është deri në datën 11 Mars 2020, ora 14:00.

#GO2Innovation është një Qendër Inovacioni për Turizmin dhe Agrobiznesin në Qarkun Shkodër. Ajo ofron shërbime të asistencës teknike për sipërmarrjet në turizëm dhe agrobiznes.

Qëllimi i #GO2Innovation është të inkurajojë inovacionin, rritjen dhe konkurrueshmërinë e sipërmarrjeve në këtë rajon. #GO2Innovation është një partneritet i drejtuar nga Organizata për Planifikim të Qëndrueshëm Urban GO2 në bashkëpunim me Shkollën Profesionale të Turizmit “Hamdi Bushati” dhe Bashkinë Vau Dejës.

Lexo: EIIU TALKs dhe Tirana si “hotspot” europian për nomadët dixhitalë. Hackathoni i dhjetorit mbledh studentë, universitete, kompani dhe Bashkinë e Tiranës

Ky partneritet funksionon si një sipërmarrje policentrike me 3 qendra:

  1. Organizata GO2,
  2. Shkolla “Hamdi Bushati”,
  3. Bashkia Vau Dejës.

Në dispozicion të #GO2Innovation, institucionet e mësipërme kanë angazhuar kapacitete njerëzore, si dhe kanë vënë në dispozicion mjedise me infrastrukturë dhe teknologji profesionale për t’i ofruar sipërmarrjeve:

– hapësirë të përbashkët pune

– rrjetëzim dhe edukim

– këshillim dhe aftësim

– marketim dhe çertifikim.

#GO2Innovation mbështetet nga programi EU for Innovation i financuar nga BE dhe i zbatuar nga SIDA dhe GIZ.

Të gjithë ata që duan të regjistrohen të aplikojnë KËTU

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0