Çfarë është saktësisht Dita Ndërkombëtare e Grave?

Çfarë është saktësisht Dita Ndërkombëtare e Grave?


Shtetet e botës festojnë sot Ditën Ndërkombëtare të Grave. 8 Marsi nuk kujton vetëm arritjet e grave, por gjithashtu sjell në vëmendje vështirësitë me të cilat ato përballen në rrugën e tyre.

Ja një historik i shkurtër rreth gjërave që duhet të dini për këtë ditë:

 Kur filloi?

Megjithëse kjo ditë nuk ishte njohur zyrtarisht nga Kombet e Bashkuara deri në vitin 1977, historia e festimeve daton që në fillimet e shekullit të njëzetë, falë lëvizjes së punës që u bë në Amerikën e Veriut dhe Europë.

Lexoni: Librat më të bukur që mund të dhuroni për 7-8 Mars

Anëtaret e lëvizjes së grave në Rusi gjatë Luftës së Parë Botërore festuan Ditën e Parë Ndërkombëtare të Grave në 8 Mars 1913, duke protestuar paqësisht kundër luftës. Një vit më vonë, gratë në të gjithë Europën mbajtën mitingje për t’u solidarizuar në të njëjtën datë.

Në 8 Mars 1917, mijëra gra në Petrograd u mblodhën për “Bukë dhe Paqe”. Kjo demonstratë ndihmoi në lindjen e Revolucionit Rus.

Pas Luftës së Dytë Botërore, vendet nga të gjitha kontinentet filluan të përdorin 8 Marsin si një shënues për të mbrojtur barazinë e grave. Qindra gra marshuan për të drejtat e abortit dhe barazinë në vendin e punës në qendër të qytetit të Bostonit në 8 Mars 1970. Më shumë se një shekull më vonë, ngjarje të shumta dhe marshime zhvillohen ende në 8 Mars për të festuar arritjet e grave dhe për të ndërmarrë veprime.

Për çfarë bëhet fjalë?

Kombet e Bashkuara po përqendrohen këtë vit në barazinë gjinore dhe të drejtat e njeriut për të gjitha gratë dhe vajzat. Tema e përkujtimit është: “Unë jam barazia e gjeneratës: Realizimi i të drejtave të grave”.

“2020 është një vit masiv për barazinë gjinore,” tha Phumzile Mlambo-Ngcuka, drejtoreshë ekzekutive e Kombeve të Bashkuara për Gratë. “Përfitimet e barazisë gjinore nuk janë vetëm për gratë dhe vajzat, por për të gjithë, jeta e të cilëve do të ndryshojë nga një botë më e drejtë dhe nuk do të lërë askënd mënjanë.”Ajo shpjegon sesi edhe pse ka pasur përparim për gratë që “asnjë vend nuk ka arritur barazinë gjinore”.

Si mund të përfshiheni?

Ka shumë mënyra për të marrë pjesë në Ditën Ndërkombëtare të Grave, nga marrja pjesë nëpër festivale deri tek dhurimi për kauza të caktuara.

CNN ka identifikuar disa organizata, që mbështetin gratë për problemet që ato hasin nderkombëtarisht, tw cilat mund t’i gjeni duke klikuar këtu.

Do të ketë shumë postime në mediat sociale, që do shkruajnë për festimet e kësaj ditë. Ndiqni #EachforEqual, #GenerationEquality, #InternationalWomensDay dhe #IWD2020 për të parë thirrjet që bëhen për barazi gjinore në të gjithë globin.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0