Librat më të bukur që mund të dhuroni për 7-8 Mars

Librat më të bukur që mund të dhuroni për 7-8 Mars


Nuk po ju themi të mos dhuroni lule, bizhu, veshje, e produkte të tjera femërore, por mes dhuratave për 7-8 Mars nuk duhet të mungojë libri. Nëse e keni menduar, por e keni të vështirë të bëni përzgjedhjen, BusinessMag ju rekomandon këta tituj.

*Librat mund t’i bleni online në faqen e Bukinist së bashku me një dedikim

“Të gjithë duhet të jenë feministë” nga Chimamanda Ngozi Adichie 

Ky libër është për të gjithë ata që janë në kërkim të pyetjes se “Çfarë nënkupton të jesh feminist në ditët tona?” I gjithë libri analizon këtë çështje në mënyrë eseistike, duke dalë në konkluzionin që ndarja gjinore ka sjellë pasoja negative si për burrat edhe për gratë….

Me humor dhe thjeshtësi Adichie i ofron këtu lexuesit një përkufizim të veçantë për feminizmin në shekullin e XXI, i rrënjosur në ndërgjegjen e kohës dhe në lëvizjet gjithëpërfshirëse. Me idetë dhe mendimet që hedh ajo rrezaton jo vetëm përsa i përket çështjes së diskriminimit, por gjithshtu edhe sjelljeve më shumë konspirative për të margjinalizuar gratë nëpër botë, për të ndihmuar lexuesit e të gjitha fushave të jetës që të kuptojnë më mirë realitetet shpesh të maskuar të politikës seksuale.

Përmes këtij libri, ajo trajton gjerësisht përvojat e saj në SH.B.A., në vendin e saj të lindjes, në Nigeri dhe më gjerë, duke ofruar një shpjegim të zgjuar dhe me plot ngjyra.

 

“Ha, lutu, dashuro” nga Elizabeth Gilbert

Ky libër shënon një revolucion për femrën. Një kryengritje dhe një kërkim i rrallë i Elizabeth Gilbert sesi njeriu duhet të ngrihet sërish pas çdo dështimi dhe të kërkojë suksesin, e sigurisht edhe vetveten. Ky libër shpalos historinë e saj: Si i la pas të gjitha sukseset dhe çfarë gjeti në vend të tyre. Pas divorcit dhe një depresioni dërmues, Gilbert-i vendos të hulumtojë tre aspekte të natyrës së saj dhe të përballet me tri kultura të ndryshme: me kënaqësinë në Itali, me përkushtimin në Indi dhe me baraspeshën mes kënaqësive të jetës e hirit hyjnor në Bali, në ishullin e Indonezisë. Rrëfimi ironik dhe i çlirët për udhëtimin e saj të jashtëzakonshëm, e shtyn edhe lexuesin më mosbesues që të ëndërrojë të shkojë e ta takojë Perëndinë në guvat e thella të meditimit në Indi apo, ndoshta, në ndonjë copë pice transcendente.

“Të bëjmë përpara” nga Sheryl Sandberg

Në këtë libër autorja shqyrton se pse ngjitja e grave në rolet udhëheqëse ka mbetur në vendnumëro, shpjegon shkaqet kryesore dhe propozon zgjidhje bindëse dhe të logjikshme, të cilat mund t’u japin fuqi grave për të shpalosur potencialin e tyre të plotë. Janet Maslin e “The New York Times” shprehet për këtë libër: “Një manifest që shënon një etapë historike…“Të bëjmë përpara” do të jetë një libër me ndikim të madh. Ai do t’u çelë sytë femrave që janë rritur duke menduar se feminizmi i përkiste së shkuarës, që kanë ndoht kur dëgjojnë këtë fjalë, por ecin pa e vrarë mendjen përmes dyerve që u ka çelur ai. Libri u japë zemër femrave që të vazhdojnë të ndjekin jetën e tyre profesionale.

 

“Mikesha gjeniale”, e Elena Ferrantes

Një projekt i madhërishëm, një sagë ku rrëfehet miqësia femërore, ajo midis Lilës dhe Elenës, që nga fëmijëria, në Napolin e pasluftës, e deri në ditët tona. Vrazhdësia, ashpërsia dhe kontradiktat e personazheve dhe të rrëfimit shpalosin, si rrallëherë, atë qenie komplekse që quajmë njeri dhe të vërtetat e parehatshme që e shoqërojnë atë, si për shembull: që miqësia midis grave ka të bëjë jo vetëm me dashurinë, por edhe me zilinë, xhelozinë e urrejtjen; që imagjinata jonë na përcakton pothuajse aq sa ndodhitë e vërteta; që ne e mbartim me vete dhe pashmangshmërisht origjinën tonë, kudo, deri në varr.

 

“Seksi i dytë, Faktet dhe mitet”, nga Simone de Beauvoir

Seksi i Dytë, është kthyer në një manifest të vërtetë feminist që analizon në mënyrë kirurgjikale gjendjen e gruas në kohë të ndryshme, përgjatë gjithë zhvillimeve historike. Shkrimtarja franceze Simone de Beauvoir lindi në Paris në vitin 1908. Që në moshë të re ajo njihet me J.P. Sartre dhe mbetet shoqja e tij deri në fund të jetës. Ajo ndikohet nga mendimi filozofik i Sartrit dhe krejt vepra e saj është me frymë ekzistencialiste. Simone de Beauvoir shkruan romane, ese, pjesë për teatrin, kujtime. Ajo i mëshon në veprën e saj kërkimit të moralit të vërtetë dhe kritikës ndaj traditës dhe konformizmit. Gjatë gjithë jetës krijuese ajo synon të shkruajë vepra kuptimplote dhe pavarësisht nga gjinia- roman, ese, vepër autobiografike apo teatrale- shkrimet e saj janë morale dhe filozofike.

 

 

“Lufta nuk ka fytyrë gruaje”, nga Svetllana Alexievich

Gruaja ka lindur jo vetëm për të rritur fëmijë dhe mbajtur familjen me dashuri dhe ushqim, por edhe për të luftuar. Këtë realitet të frikshëm sjell nobelistja bjelloruse Svetllana Aleksieviç në libër, ku përmes dëshmive të rreth 200 femrave që morën pjesë në vijën e parë të frontit, në Luftën e Dytë Botërore, sjell një realitet të panatyrshëm që ka befasuar botën. Ky libër, një denoncim i egër për fashizmin e djeshëm dhe të sotëm…..

 

 

 

“Natë e ditë”, nga Virginia Woolf 

Ky roman paraqet kontrastet midis jetëve të përditshme dhe lidhjeve romantike të dy grave. Romani analizon raportet midis dashurisë, martesës, lumturisë dhe suksesit, – sesi marrëdhëniet ndikohen nga rregullat sociale dhe detyrimet. Ëoolf shtron gjithashtu çështje më të mëdha: Çfarë është dashuria? Nga se përbëhet martesa? Çfarë duhet për të pasur një martesë të lumtur? A është martesa domosdoshmërisht e lumtur? Çfarë është kënaqësia? Ky libër dhe e gjithë vepra e kësaj autoreje mbeten baza të forta të lëvizjeve feministe, të lirisë së shprehjes dhe të forcës që gjendet brenda femrës për më shumë liri dhe integritet.

 

 

“Rrëfenja e shërbëtores”, nga Margaret Atwood

Rrëfenja e shërbëtores, botuar për herë të parë në 1985, përkthyer në shumë gjuhë, është shitur me miliona kopje në të gjithë botën, duke mos dalë kurrë nga qarkullimi. Njëkohësisht, vepra ka provokuar reagimet e masave, duke u kthyer në një manifest të feminizmit, por edhe duke u censuruar në shumë shkolla amerikane dhe duke ngritur polemika të shumta.

 

 

Secilin nga librat mund ta blini me një klik, direkt online, me një mesazh në rrjetin social Facebook.com/Bukinist.al apo me një telefonatë në: 35544508282. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0