Virusi Corona mbërrin në Shqipëri, konfirmohen rastet e para

Virusi Corona mbërrin në Shqipëri, konfirmohen rastet e para


Ministria e Shëndetësisë lajmëroi zyrtarisht në orët e para të mëngjesit të së hënës se COVID-19 ka mbërritur në Shqipëri.

Janë konfirmuar dy të prekur, babë e bir,  54 vjeç dhe 28 vjeç. Ata kanë qëndruar disa ditë në Firence dhe kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës kufitare të Hanit të Hotit, me makinë personale.
Menjëherë pas shfaqjes së shenjave klinike dhe lajmërimit të urgjencës kombëtare në nr.127 u janë marrë mostrat, të cilat u konfirmuan nga laboratori i virologjisë në IShP.
Dy rastet e konfirmuara me COVID-19  po trajtohen në spitalin infektiv në Tiranë.

Sipas ministrisë gjendja e babait dhe djalit të prekur nga Tirana, paraqitet e qëndrueshme dhe pa komplikacione për momentin. Ndërkohë strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të kontakteve.

Lexoni: Mjeku specialist, David Heymann jep detaje për virusin Corona

“Strukturat tona të urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet,” shkruhet në njoftimin e MSHMS.

Institucioni gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr. 127 për të marrë kujdes shëndetësor. Që nga përhapja e coronavirus, Shqipëria ka testuar të paktën 58 persona të dyshuar, por asnjëri prej tyre nuk rezultoi i infektuar deri më 8 mars.

Më herët ekspertët e shëndetit në vend kanë lajmëruar se janë përgatitur për të përballur situatën shëndetësore të COVID-19. Mbi një milion maska janë shpërndarë për personelin mjekësor, ndërsa karantina për të prekurit është planifikuar në Shtëpinë e Pushimeve të Ushtarakëve në Durrës.

Autoritetet kanë nxitur personat e kthyer nga Italia të vetëizolohen për dy javë për të shmangur përhapjen e virusit, i cili në shtetin fqinj ka shkaktuar 366 viktima dhe ka infektuar 7,375 persona.

Shifrat e mësipërme e bëjnë Italinë fqinje, vendin e dytë me më shumë të infektuar jashtë Kinës, nga ku coronavirus ka origjinën.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0