Coronavirus: Mjeku jep 10 këshilla për higjienën - Business Magazine Albania

Coronavirus: Mjeku jep 10 këshilla për higjienën


Pak orë pas identifikimit të dy rasteve të para me Coronavirus në Shqipëri,

Në mediat sociale mjeku Tritan Kalo, ka sjellë 10 rregulla për higjienën të cilat nevojitet t’I kemi parasysh.

Lexo: ISHP-ja jep këto këshilla për familjarët e të prekurve me Koronavirus

DUKURIA Covid-19/Sars-Cov-2…..

Hyrja në skemën e mikroorganizmave sëmundje shkaktuese me impakt shumë të madh shtrirjeje dhe lëndimesh të jetëve njerzore sikundër ishte Novel-Coronavirus/Covid-19/Sars-Cov-2, është bërë epiqendra e lajmeve vizive e të shkruajtura, si dhe e diskutimeve tona të përditëshme profesionale apo jo….Një rol jo të pakët në këtë drejtim kanë luajtur edhe lajmet jo të mirëbazuara, të bëra nga mosdija apo keqdashësija, POR që gjithqysh kanë ndikuar në shtimin e shkallës së ankthit e të PANIKUT në shoqërinë tonë…..PARËSORE në përballjen me këtë sëmundje mbeten këshillat për:

  • HIGJENËN personale (larja e duarve shpesh dhe jo me pak se 20-30 sekonda) dhe atë kolektive,
  • MOS GRUMBULLIMI jo i domozdoshëm në mjediset publike e në të tjera mjedise,
  • PËRKUJDESI për “higjenën e të tështiturës dhe të kolliturës”,
  • RUAJTJA e njomësisë së fytit me pirje të herë-pas-herëshme të sasive të vogla uji,
  • USHQIMI i varjueshëm, kuptohet edhe sipas edhe mundësive financiare, i pasur me vitamina C, D, A,
  • Të PATURIT në vëmëdje e mos frekuentimit të shkollave, e qëndrave të punës në rast shënjash klinike gripngjasuese (teshtitje, kollë, dhimbje koke, temperaturë),
  • VETËIZOLIMI 14 ditor për personat që vijnë nga vende të prekura dhe me raste të transmetimit komunitar të sëmundjes, harta e të cilave është zgjeruar që nga Kina e deri në Itali,
  • KONTAKTIMI me Shërbimin e Urgjencës Kombëtare me numurin 127, NËSE ai/ajo ka shënja të tilla si temperatura, të shtitje e kollë, vështirësi në frymëmarje, dhe mos ardhja direkte në spital,
  • KUJDESI ndaj individëve mbi 65 vjeç dhe ndaj mjekimit të rregullt të sëmundjeve kronike që shumë prej tyre kanë: sëmundje kronike të zemrës, të veshkave, të mëlçisë, të mushkërive (sidimos të sëmurët me SPOK), të kyçeve, etj, si grupi më i rrezikuar për të bërë ndërlikime në rast infektimi nga Covid-19/Sars-Cov-2,
  • VETËKONTROLLI e mos panikimi për një situatë detyrimisht kalimtare të kërcënimit epidemiologjik të popullatës…NUKU ka asnjë fshehje të realitit dhe gjithkush do të vihet në dijeni, që më rastin më të parë të izolimit të këtij shkaktari në Shqipëri….Të mos harojmë se NË NDËRKOHË që Covid-19/Sars-Cov-2 ka marë jetët e mbi 3600 individëve, në të njejtin hark kohor na mbarë BOTËN janë humbur jetët e miliona të tjerëve nga të tjera sëmundje apo arësye: DUHANI ka vrarë mbi 8.000.000 individë, GRIPI stinor mbi 500.000 të tjerë, AKSIDENTET kanë vrarë mbi 55.000.0000, nga AIDS kanë humbur jetën mbi 770.000 vetë, nga MALARIA mbi 450.000 të tjerë ( në çdo 2 minuta humb jetën një fëmijë nga kjo sëmundje)…..BETEJA për jetën është e përminutëshme dhe fitimtar në të dalin kurdoherë mendjekthjelltit, vullnetplotët dhe zemërbardhët…..SË BASHKU do të mundemi t’ja dalim mbanë PËRSËRI edhe betejës ndaj Covid-19/Sars-Cov-2…Javë të mbarë kudo që frymoni JU bashkëkombasit e mi!!!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0