“Deri sot janë testuar në ISHP 114 raste të dyshuar, prej të cilëve vetëm dhjetë janë pozitivë. Tek kjo dhjetëshe janë ato dy të parët, 6 vetë që janë kontakte të këtyre të sëmurve, dhe kemi edhe dy raste të reja të palidhura me këto dy rastet e para. Kemi një të sëmurë që është shtruar tek Infektivi, që ka një histori udhëtimi një ditor në Milano dhe është sëmurur pas këtij udhëtimi dhe kemi një person tjetër të shtruar në spitalin e Durrësit”, tha zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakaçolli.
Ajo përsëriti thirrjen për qytetarët dhe kërkoi prej tyre që të shmangin grumbullimet massive dhe kontaktet e shumtam.
“Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të zbatojnë masat që janë thënë nga specialistët. Të evitohen grumbullimet e mëdha. Të kufizojmë transportin publik. Duhet që njerëzit të shmangin daljet e panevojshme nga shtëpia. Të kufizojmë kontaktet në ambiente që mund të rrihet shumë ngushtë. Të evitohen lëvizjet ndërqytetëse. Nëse marrim këto masa, ne jemi të përgatitur për të përballuar këtë situatë. Ka një panik të madh, por sjellja nuk është e tillë. Sistemi është në këmbë, ju lutem qytetarëve të bashkëpunojnë”, shtoi ajo.
Lexoni: Coronavirus: Mjeku jep 10 këshilla për higjienën
Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se rastet e të infektuarve me coronavirus pritet të shtohen. Ai shtoi se bota është përballë një pandemie për shkak të përhapjes me ritme të shpejta të COVID-19.
“Është normale, është fiziologjike të ketë shqetësim, të ketë panik. Është detyra jonë të informojmë çdo qytetar që ka të drejtën se çfarë po ndodh. Nuk fshihem, nuk ka të fshehta. A do të këtë shtim të numrit,? Patjetër që do të ketë, sepse kjo është një gjë që po e kalon e gjithë bota. Jemi në kushte e fillimit të një epidemie ose të një pandemie botërore. Janë disa gjëra që shumicën e tyre i njohim, por kemi edhe të panjohurën e këtij virusi. Ajo që dua t’u them njerëzve në këto moment është se telefonatat kundrejt 127 janë trefishuar, me të drejtë për të pasur informacione, por dimë që nga studimet 80 për qind e njerëzve që infektohen nuk shfaqin simptoma”, shtoi ai.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.