900 leksione në matematikë dhe shkenca, për klasat 6-12 i gjeni në platformën mësimore Akademi.al.
Gjithashtu në shërbim të nxënësve është edhe platforma School me. Nxënësit duhet të regjistrohen në www.schoolme.education/landing/, për të përdorur platformën mësimore online. School me ofron video interesante për çdo lëndë që keni nevojë. Abonimi 3 javor është falas për klasat 1-9.
Regjistrohuni sa më parë dhe aksesojini leksionet. Paralelisht, pyetjet më të shpeshta që nxënësit kanë për leksione të caktuara, ministria do t’i paraqesë me video të reja nga mësuesit dhe do të publikohen në faqen zyrtare të ministrisë.
Kërkohet që mësuesit, nxënësit dhe prindërit të bashkëpunojnë për mësimin online në kushtet e shtëpisë.
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka zhvilluar një takim virtual me ministrat e arsimit në kuadër të kryesimit të OSBE nga Shqipëria, ku kanë ndarë edhe eksperiencat e shteteve për adresimin e çështjeve, që lidhen me një proces sa më të rregullt arsimor në këtë fazë ku nuk mund të frekuentohen shkollat.
Lexoni: Ushtria dhe policia nga nesër në terren për verifikime
Kanë qenë ministrat e arsimit të 72 shteteve, përfshirë edhe vendet më të prekura nga koronavirusi, të cilët kanë bashkëbiseduar për të ndarë eksperiencat më të mira të arsimimit në kushte të mbylljes së shkollave.
Ministrja Shahini ka nënvizuar se mes homologëve të të gjitha shteteve pjesëmarrëse në këtë video-konferencë, u diskutua për mësimin online, mënyra se si do të integrohet përdorimi i rrjeteve sociale, përgatitja e materialeve video për mësimdhënie, përdorimi i televizionit në dobi të nxënësve, në mënyrë që procesi mësimor të mos pengohet edhe në kushte të tilla.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.