Organizata Botërore e Shëndetësisë e deklaron shpërthimin e koronavirusit një pandemi globale
Lexo: Shkon në 15 numri i të prekurve nga coronavirus në Shqipëri
COVID-19 po përhapet me shpejtësi alarmante, duke vënë në lëvizje çdo instance të shteteve në Europë, Azi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli COVID-19 pandemi globale pasi koronavirusi i ri është përhapur me shpejtësi në më shumë se 121,000 njerëz nga Azia, Lindja e Mesme, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara.
“Duke përshkruar situatën si një pandemi nuk ndryshon vlerësimin e OBSH, për kërcënimin e paraqitur nga ky koronavirus. Ai nuk ndryshon atë që po bën OBSH, dhe nuk ndryshon atë që vendet duhet të bëjnë” – deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto