Mjekët e Spitalit Infektiv: Ne do t'ia dalim, por ju qëndroni në shtëpi

Mjekët e Spitalit Infektiv: Ne do t’ia dalim, por ju qëndroni në shtëpi


Një postim i stafit mjekësor të Spitalit Infektiv në rrjetin social Facebook, mori reagime të shumta mbrëmjen e djeshme, pasi tregoi përjetimin e mjekëve “brenda mureve të spitalit”.

“Për të gjithë ju që na shihni çuditshëm kur ne futemi te godina e Spitalit Infektiv, të kthyer në karantinë tashmë, jemi ne infermierët, mjekët, sanitarët ato që kemi qenë gjithmonë në shërbimin tuaj, veçse tani ka ndryshuar uniforma jonë,”, shkruhej në postimin e mjekëvë, të cilët po qëndrojnë në krye të detyrës.

“Por ne jemi sërish të njëjtët veçse në një mision të vështirë që të gjithë ju s’do e kuptoni! Ne jemi më të rrezikuarit nga të gjithë, në rrezik është dhe familja jonë ndaj ju lutem mos na shihni çuditshëm e mos na pyesin si ia dalim! Se ne të gjithë bashkë ia dalim dhe të gjithë bashkë do t’ia dalim shëndoshë e mirë nga ky mision! Me mbështetjen e madhe të shefes sonë prof. Najada Çomo do t’ia dalim, jam e bindur për këtë! Ju lutem ju qëndroni në shtëpi! Ama ne nuk mundemi! Lutem për stafin tim, për Kliniken e parë të spitalit infektivit!”, përfundon postimi i mjekëve heronj.

Ndërkohë në rrjetin social Facebook të mjekut Edmond Puca, shkruhet një mesazh prekës dhe falenderues për të.

“Ky është Doktor Edmond Puca. Doktor Mondin e kam takuar fiks një vit me parë, në repartin e Infektivit, QSUT. I jam përjetë mirënjohëse për të gjithë profesionalizimin e treguar ndaj babait tim ku përkushtimisht arriti të stabilizojë shëndetin e tij. Sot, doktor Mondi gjendet në krye të detyrës, në vijën e parë tek Infektivi duke u kthyer kështu në heroin e guximshëm që lufton një armik të panjohur si CoronaVirus.
Shumë herë faleminderit, meritoni përulësisht falenderimet dhe bekimet e të gjithë shqiptarëve për punën e palodhur në këtë situatë të jashtëzakonshme”.

Këtij postimi i janë përgjigjur shumë qytetarë duke u shprehur se mjekët si doktor Mondi dhe kolegët e tij, janë heronjë e vërtetë sot, pasi ata po përballen në front me virusin.

Postimit të kolegëve të Infektivit në QSUT iu përgjigj edhe mjeku i njohur Pëllumb Pipero, i cili ka qenë shumë aktiv në intervistat për media, duke sensibilizuar të gjithë qytetarët, që prej shpërthimit të virusit në vendin tonë.

“Ju jeni një pjesë e jona, ndoshta më e mira, tani me e ekspozuara para COVID-19, edhe pse të mbrojtura e të trajnuara. Koha e solli të sprovoheni të parat, e pas jush edhe ne, jo me radhë, por me përgjegjësi, përgjegjshmëri e displinë profesionale! Sot sytë, mendja dhe zemra jonë është aty me ju, dhe ju me ata që kanë COVID-19 në trupin e tyre e luftojnë me të çdo moment, nën kujdesin tuaj, me ndihmën tuaj,” shkruan Pipero.

Mjeku nxiti stafin mjekësor të shkojnë përtej misionit të tyre profesional dhe të dhurojnë dashuri për pacientët për t’a kaluar sa më shpejt këtë luftë me virusin.

“Ju dhe ne, sot për ata jemi jo vetëm mjekë, infermierë e sanitarë, por dhe motër, vëlla, nënë, baba dhe shumë më tepër se kaq. Le të mos ua kursejmë dashurinë që ju mungon, do bëjmë gjithçka t’i kthejmë sa më parë në gjirin e familjes të shëruar!” shtoi mjeku.

“Spitali nuk është zgjedhje, zgjidhja është respektimi i këshillave për të mos u infektuar!, shprehet Pipero duke nxitur qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

Masat e ndërmarra synojnë kufizimin e përhapjes së virusit, i cili në shkallë globale ka prekur 132,300 persona në të paktën 111 vende dhe ka lënë 4,959 të vdekur.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0