Kryeministri Rama komunikon direkt me qytetarët

Kryeministri Rama komunikon direkt me qytetarët


Për shkak të virusit Corona, Shqipëria, ashtu si e gjithë bota po përjeton një situatë kritike. Qytetarët kanë nevojë për kujdes mjekësor, po aq sa edhe për mbështetje psikologjike.

Pacientët e prekur dhe ata të dyshuar, janë tashmë nën kujdesin dhe kontrollin e mjekëve të Spitalit Infektiv, ndërsa pjesa tjetër e qytetarëve e kanë kthyer vëmendjen nga shteti dhe qeveria.

Kryeministri Rama, përveç masave shtrënguese dhe vendimeve që po merr për t’a mbajtur nën kontroll situatën, ka zgjedhur edhe të komunikojë direkt me qytetarët.

“Edi jam! Të lutem laj duart shpesh. Mos lëviz nga shtëpia për qejf. Hap dritaret sa të mundesh. Ruaju nga informacioni i rremë. Mos ki frikë, po bëj shumë kujdes. Për çdo shenjë merr 127. Të përqafoj nga larg!”.

Ky është mesazhi i shkruar, që kryeministri u ka dërguar qytetarëve në celularët e tyre. Gjithashtu, qytetarët kanë pasur mundësi t’a dëgjojnë këtë tekst edhe si mesazh zanor, pasi në rast se bën një telefonatë, fillimisht merr mesazhin zanor me zërin e Edi Ramës.

Gjithashtu, kryeministri ka publikuar edhe një video gjatë së cilës lante duart dhe këshillonte qytetarët të bënin vazhdimisht të njëjtën gjë.

Edhe në komunikimet e vazhdueshme, gjatë së cilave Rama ka përcjellë vendimet e marra, ka këshilluar vazhdimisht qytetarët të mos kenë frikë, por të bëjnë kujdes.

Më herët, kryeministri u shpreh se do t’a kalojmë këtë situatë, ashtu siç e kaluam me sukses situatën e tërmetit. “Virusi Corona po na paralajmëron, ndryshe nga tërmeti, që na mori 51 jetë pa na paralajmëruar”, ka thënë ai.

Ai u bën thirrje të gjithë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, të mos dalin për qejf dhe të kujdesen për shëndetin e tyre.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0