Nevojitet një plan për familjet e varfra. Kriza ushqimore mund të trokasë shpejt

Nevojitet një plan për familjet e varfëra. Kriza ushqimore mund të trokasë shpejt


Në familjen Brahaj pranë liqenit të Farkës punonte vetëm i zoti i shtëpisë. Ai ka 3 fëmijë dhe prej dy ditësh ndodhet në shtëpi pa të drejtë page. Punishtja e prerjes së mermerit është mbyllur. Në një bisedë në telefon, ai na tregon se edhe gjatë periudhës së tërmetit pati mbetur pa punë. Rrjedhimisht emri i tij është në listat e borxhlinjve në dyqanet ushqimore të lagjes. Ai nuk di të na janë një përgjigje se si do të veprojë këto ditë izolimi, nëse nuk do të mund të marrë sërish borxh tek dyqani ushqimor i lagjes së tij.

Lexo: Shkon në 33 numri i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri

Kjo varet edhe nga disponibilieti i tregtarit të ushqimores. Flasim për një familje në kryeqytet. Por, nuk duhet shumë përpjekje për të gjetur familje që kanë filluar që sot të kenë pikëpyetje të mbijetesës. Ato janë kryesisht në rrethina të kryeqytetit, në zonën Tiranë-Durrës-Thumanë, ndikuar edhe nga tërmeti, por edhe në zonat e largëta si Kukësi, Librazhdi, Gjirokastra, etj.

Në fakt, kjo është e pritshme, kur paga minimale prej 26 mijë lekë në muaj, është ndër nivelet më të ulëta në Europë. Një ditë më parë, kreu i opozitës deklaroi se rreth 50% e popullsisë përballet me mbijetesën.

Sipas Institutit të Statistikave, janë rreth 600 mijë banorë në të gjithë vendin, që gjenden në kufijtë e varfërisë.
Ekonomistët paralajmërojnë emergjencë ushqimore, për gati gjysmën e popullsisë, ndërsa rreziku më i lartë për një emergjencë jo vetëm ushqimore, por edhe higjienike e shëndetësore, mund të jetë në zonat e dëmtuara nga tërmeti. Familjet me banesa të dëmtuara në Durrës, Tiranë e Thumanë, në shumë raste janë rikthyer në banesat e tyre të dëmtuara, ku impiantet e furnizmit me ujë e energji janë të dëmtuara, krahas pasigurisë së banesës.

Ndërsa qeveria dhe ministria e Shëndetësisë kanë orientuar gjithë vëmendjen e tyre tek parandalimi dhe identifikimi i hershëm i të prekurve me Covid-19, të varfërit nuk janë ende në qendër të vëmendjes. Aktualisht i vetmi vendim financiar është ai i pezullimit të pagesës së kësteve të kredisë për 3 muaj, vendim që pak prek familjet e varfëra. Ato shpesh nuk kanë llogari bankare, e aq më tepër kredi.

Lexo: BERZH do të forcojë mbështetjen për kompanitë ndërsa kriza e koronavirusit thellohet

Deri më tani qeveria shqiptare ka treguar disponibilitet dhe ka qenë më e shpejtë se Italia në përpjekjet e saj për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Por, përsa i përket mundësisë së një emergjence ushqimore të shtresave në nevojë qeveria duhet të marrë shembuj të vendeve të tjera të prekura, me të ardhura të ulëta, ose t’u referohet këshillave të organizatave OBSH dhe OECD.

Ndryshe nga tërmeti, në këtë rast, vendimi për të mos lëvizur dhe për të mos u grumbulluar pengon edhe organizatat joqeveritare, dhe organizatat humanitare të marrin masa për grumbullimin e pakove ushqimore për njerëzit në nevojë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0