Octavian Pantis, bashkëthemelues i TMI Romania & Qualians, së bashku me kolegun e tij Jens Dalgaard, sjellin një listë këshillash për të përmirësuar efektivitetin e punës nga shtëpia.
Punoni nga shtëpia në mënyrë efektive
- Filloni punën herët në mëngjes, kështu ju do të mbaroni herët dhe do të jeni të lumtur me arritjet tuaja.
- Punoni në një ambient të qetë dhe dedikuar punës, shpenzoni kohë aty dhe thuajini familjes se jeni në “punë”.
- Planifikoni telefonatat dhe konferencat që do të zhvilloni me të tjerët, në këtë mënyrë nuk do të ndërprisni punën e askujt. Përdorni videot për të komunikuar dhe për të nxjerrë në pah shpirtin e skuadrës.
- Ndani planet tuaja me shefin dhe kolegët, të gjithë do ta dinë se çfarë jeni duke bërë dhe kur jeni të disponueshëm për ta.
- Bëni pushime rregullisht dhe merrni pak ajër, kështu ju ruani energjitë tuaja.
- Bëni punë në grup, për të qenë më produktivë.
- Shmangni gjërat personale, ndërkohë që jeni duke punuar. Në këtë mënyrë nuk do të shpërqendroheni.
- Përfundojeni ditën e punës me një plan për të nesërmen, në këtë mënyrë do të jeni gati në mëngjes.
- Qëndroni larg punës në kohën tuaj të lirë. Lërini pajisjet dhe detyrat në “punë” dhe shpenzoni pjesën tjetër të kohës me familjarët tuaj.
Nëse i bëni të gjitha këto, ju do të arrini më shumë sesa rezultati mesatar i një dite në zyrë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto