“Mbi 1000 mjekë e infermierë i janë përgjigjur deri tani thirrjes për t’u regjistruar si vullnetarë, të gatshëm për orët më të vështira në vijën e zjarrit. Mirënjohje për këtë gjest prekës humanizmi e patriotizmi në këtë moment kaq përcaktues për shëndetin e popullit shqiptar”, deklaroi Rama, në daljen e rradhës në Facebook.
Kreu i qeverisë, përsëriti se mjekët dhe infermierët në fund të muajit mars do të marrin pagën bashkë me një bonus prej 1000 eurosh. Këtë bonus do ta fitojnë edhe të gjithë vullnetarët që iu përgjigjën thirrjes për ndihmë.
“Nesër administrata është pushim. Sidoqoftë, do të ishte pushim ngaqë edhe Dita e Verës ra të shtunën. Burgosja vazhdon dhe për ata, që nuk janë pjesë e shërbimeve dhe detyrave esenciale. Paga e marsit do të ketë një bonus 1000 euro për mjekët dhe infermirët, i cili do të vazhdojë deri në përfundimin e situatës. Ky bonus do t’iu jepet dhe vullnetarëve. Java që vjen do të vijë me numra të ngritur dhe ne duhet të jemi të përgatitur”, u shpreh Edi Rama.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.