Shpallet Akti Normativ për Coronavirus-in, gjoba deri në 10 milionë lekë për shkelësit

Shpallet Akti Normativ për Coronavirus-in, gjoba deri në 10 milionë lekë për shkelësit


 Qeveria miratoi Aktin Normativ, i cili hyri në fuqi në datën 15 mars. Ai përmban masa drastike, të cilat janë marrë me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit Corona, teksa deri tani të infektuar në Shqipëri janë 51 persona.Masat e reja të Aktit Normativ parashikojnë gjoba deri në 10 milionë lekë për shkelësit dhe abuzuesit.

Akti Normativ parashikon masa shumë të rënda për shkelësit në treg, spitale, media dhe në rrugë. Një nga pikat e Aktit Normativ thekson se nëse personi që hyn brenda territorit dhe nuk deklaron ardhjen nga zonat e prekura nga virusi, gjobitet 700 mijë lekë. Po ashtu gjoba do të jetë në këtë vlerë nëse personi nuk vetëkarantinohet për 14 ditë dhe nuk zbaton urdhrin. Gjithashtu nëse ke rezultuar pozitiv dhe nuk zbaton urdhrin e dhënë nga organet kompetente për vetëkarantinimin e detyrueshëm gjobitesh 700 mijë lekë.

E ndërsa pjesa dërrmuese e institucioneve kanë pezulluar punën, në Aktin Normativ specifikohet që nga tani e në vazhdim, marrja e vendimeve nga organet kolegjiale duhet të realizohet edhe nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik. Ky akt do të jetë në fuqi deri sa të përfundojë situata me koronavirusin.

Masat e reja të Aktit Normativ që janë futur në fuqi për parandalimin e përhapjes së koronavirusit
1.
 Kush eksporton barna e pajisje mjekësore pa autorizim, gjobë 5 mln lekë dhe sekuestro.
2. Kush organizon protesta, ndeshje apo konferenca 5 mln lekë gjobë.
3. Familjarët që futen pa leje në spitale gjobë 500 mijë lekë.
4. Kush fsheh ardhjen nga zona të prekura ose të infektuarit që nuk vetëkarantinohen gjobë 700 mijë lekë.
5. 1- 5 mln lekë gjobë për çerdhet, kopshtet dhe shkollat që nuk mbyllen.
6. Palestrat, qendrat sportive dhe të internetit që rrinë hapur gjobë 1 mln lekë.
7. Gjobë 1 mln lekë nëse organizoni ekskursione.
8. Nëse hapni lokalet, restorantet dhe diskot 1 mln lekë gjobë.
9. Postat që nuk respektojnë distancat në radhë 1 mln lekë gjobë.
10. Strukturat shëndetësore publike/private që lejojnë grumbullim 1 mln lekë gjobë.
11. Drejtuesit e makinave që qarkullojnë iu hiqet patenta për 3 vjet, bllokim mjeti.
12. Deri në 5 mln lekë gjobë po rritët çmimet e ilaçeve e ushqimeve në kohën e koronavirusit.
13. Emisionet me më shumë se 2 persona do gjobiten 1 mln lekë.
14. Shkeljet e masave të sigurisë nga farmacitë gjobë 50 mijë deri në 10 mln lekë.
15. Nëse rriten të infektuarit, spitalet private, hotelet e personeli në dispozicion të situatës, kush thyen urdhrin 5 mln lekë gjobë.
16. Gjobat i vendos policia dhe institucionet e tjera, lekët derdhen në buxhetin e shtetit.
17. Në periudhën e koronavirusit vendimet e organeve kolegjiale vetëm përmes video-konferencave.
18. Akti Normativ me masat drastike deri sa të fitohet lufta me koronavirusin.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0