Para se të filloni lëvizjen, duhet të vetëdeklaroni online të dhënat tuaja dhe të automjetit.
Për mjetet 4+1, lejohen deri në 3 persona në mjet, ku personat duhet të pajisen me masat mbrojtëse të nevojshme (maska, doreza, dezinfektant), mjeti të dezinfektohet vazhdimisht, dritaret e mjetit të qëndrojnë pakëz hapur për të lejuar qarkullimin e ajrit. Për motomjetet, lejohet vetëm 1 person i cili duhet të jetë i pajisur me kaskë dhe maskë mbrojtëse!
Për lejimin e qarkullimit përtej orareve të sipërcituara, duhet autorizim i veçantë nga organet e Policisë së Shtetit.
Vetëdeklarimin online mund ta bëni duke klikuar këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto