Është një mrekulli e vogël. Pikërisht nga ato që ndodhin kur në rrezik është jeta e shumë njerëzve. Në spitalian e Breshias, Itali, po luftohet ndaj koronavirus dhe jetët varen nga funksioni i makinave të terapisë intensive, të cilat nuk janë shumë. Kur ka lindur shqetësimi se nuk ka më valvula që vënë në funksion makineritë, të cilat u mundësojnë pacientëve reanimimin përmes marrjes së oksigjenit, mjekët njoftuan kompaninë prodhuese por furnitori komunikon se mund të mos i realizojë në kohë. Ndërsa studiohen të gjitha opsionet, një ide ishte ajo e printimit 3D.
Printimi 3D mund të luajë një rol të rëndësishëm në mbështetjen dhe furnizimin, sidomos në këtë periudhë kur importi dhe prodhimi tradicional janë të kufizuar. Kjo u testua në spitalin e Breshias. Mënyra e vetme për të shpëtuar jetë në këtë pike, përtej parandalimit, është pasja e sa më shumë makinerish reanimimi. Kur ato nuk funksionojnë, printimi 3D mund të na hyjë në punë.
Massimo Tomporelli, themeluesi i FabLab në Milano, mbështetës i industrisë 4.0 dhe printimit 3D në Itali, raportoi se u kontaktua nga redaktorja Nunzia Vallini, nga Brescia, e cila shpjegoi që spitali në Brescia ka nevojë urgjente për valvula për pajisjen e trajtimit intensiv. Mungesa e valvulave mund të kishte qenë dramatike dhe shumë njerëz do humbisnin jetën. Kështu që ajo i kërkoi që t’i printonte me anë të teknologjisë 3D.
Pas disa përpjekjesh të shumta, një kompani në afërsi e quajtur Issinova iu përgjigj kësaj krize. Themeluesi dhe CEO, Cristian Fracassi, dergoi printerin 3D në spital dhe në vetëm disa orë e ridizenjoi dhe prodhoi pjesëzën që mungonte. Sistemi funksionoi dhe pajisja tëashmë është vënë në funksion.
Me rritjen e pashmangshme të virusit nëpër gjithë botën, dhe me këputjen e zinxhirëve të furnizimit global, printerët 3D mund të jenë një ndihmë jashtëzakonisht e madhe, dhe mund të shpëtojnë jetë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.