COVID-19, Statistika në kohë reale

COVID-19, Statistika në kohë reale


Tashmë që virusi Corona është kthyer në një pandemi globale dhe numri i të prekurve po shtohet me ritme të shpejta, të dhënat dhe informacionet në kohë reale janë një domosdoshmëri.

covid-19 pasqyron të dhëna të përditësuara nga vendet e prekura me coronavirus, numrin e rasteve të konfirmuara, të viktimave, të shëruarve, etj. Statistikat përditësohen çdo pesë minuta. Gjithashtu, njerëzit mund të abonohen dhe të marrin njoftime në celular apo pajisje të tjera,  sa herë që ka shifra të reja. Pra sa herë që ndryshojnë statistikat për numrin e shtuar apo të reduktuar të rasteve.

Krijuesi i këtij aplikacioni është zhvilluesi Blenard Pazari, pjesë e kompanisë New Media Communications.

“Dëshira për të dhënë kontribut në këtë situatë të vështirë dhe pasioni për teknologjinë, më nxitën të krijoja këtë aplikacion, në dobi të njerëzve”, thotë Blenardi.

Gjithashtu, faqja ofron një opsion të posaçëm me pyetjet më të shpeshta, që janë bërë për virusin COVID-19. Ju mund të informoheni në detaje lidhur me rrezikshmërinë, periudhën e inkubacionit, transmetimin, rregullat e higjienës, etj.

Përmes faqes ju mund të ndiqni zhvillimet e fundit nga Shqipëria dhe vendet e tjera të botës, që janë prekur.

Ju mund ta vizitoni faqen duke klikuar këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0