Kur e gjitha kjo të ketë mbaruar!

Kur e gjitha kjo të ketë mbaruar!


Nga Zirina Llambro

Kur e gjitha kjo të ketë mbaruar, ti mund të jesh një njeri krejt tjetër! Por, së pari duhet të ndalosh pak! Duhet të ndalosh për të kuptuar se sado filtra të përdorësh në Instagram, askush nuk do të mundet të të shpëtojë nga e kaluara jote.

Ajo është aty, në albume me foto të lara, në foldera laptopi, në vite që kanë ikur, në lot që ke derdhur, dashuri që ke dhënë e të qeshura që ke shkëmbyer, gabime që ke bërë.

Lexo: Shqipëria shënon rritje në botë, në indeksin e lirisë ekonomike për vitin 2020

Duhet të ndalosh pak për të kuptuar se sado të imponohesh në rrjete sociale, sado ndjekës të kesh në Instagram, ka më shumë se kaq për të jetuar.

Kur e gjitha kjo të ketë mbaruar, mbase vërtet kupton se fasada s’të pi ujë në izolim dhe fytyra e vërtetë e pamaskuar nga make-up  është ajo që do shohësh më shpesh në pasqyrë. Mbase nuk do të të pëlqejë dhe aq, por  do të duhet ta pranosh. Njësoj do jetë edhe për ty, që paburrërinë e fsheh me pushtet, para të vëna errët apo njerëz që t’u afruan thjesht për atë që ke, se për atë që je të kishin ndenjur kilometra larg.

Kur e gjitha kjo të ketë mbaruar, ti mbase do kesh më shumë guxim, guxim për të mos u trembur nga mediokriteti, për të mos pranuar propagandën, për të refuzuar kakofoninë që të ushqen me budallallëqe, guxim për të mos e lënë jetën tënde vetëm  në boshllëkun e kafeneve.

Kur e gjitha kjo të ketë mbaruar, ti mbase do marrësh frymë më lehtë! Sepse ndonjë nga librat që ke postuar mundesh ta lexosh vërtet, se për t’u bërë shkrimtar askund nuk mjafton të kesh para për të botuar një libër e se aty jashtë ka njerëz që dinë shumë më shumë sesa ty dhe shesin shumë më pak dëngla. Aty jashtë ka  njerëz që kanë besuar vërtet se  me dije  e jo me “ije” mund të arrish të ecësh përpara.  Aty jashtë ka njerëz të talentuar që kanë vrapuar të sigurojnë të ardhura për familjet e tyre e nuk kanë pasur “luksin” të ndjekin pasionet e tyre.

Kur e gjitha kjo të ketë mbaruar, ti do kuptosh se cilët janë njerëzit që të mungojnë vërtet, cilët s’duhet të ishin fare në jetën tënde, e cilët të kanë mbetur aty  prej vitesh pa të dhënë asgjë, duke të grabitur shumë.

Lexo: NASA nxjerr falas galerinë me foto nga hapësira

Kur e gjitha kjo të ketë mbaruar, ti do kesh mësuar gjëra që më parë as e mendoje që mund t’i bëje e do t’i provosh vetes që edhe ti mund të kesh një qëllim e një motiv më shumë për të jetuar.

Kur e gjitha kjo të ketë mbaruar, ti mbase do mbetesh po ai që je, por tani ndonëse nuk do, të duhet të ndalosh pak.  Duhet të ndalosh pak për të kuptuar se gjithçka ke marrë të mirëqenë brenda sekondës nuk mund ta kesh më, se nuk je i paprekshëm, as i pavdekshëm. Mbase është koha që po të dhurohet për të reflektuar, për t’u pastruar, për të jetuar, jo thjesht mbijetuar! Ndaj qetësohu dhe NDALO!

Hashtag.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0