Më shumë internet në dispozicion. Kryeministri Rama të rinjve: rrini në shtëpi. Edhe ju sëmureni

Më shumë internet në dispozicion. Kryeministri Rama të rinjve: rrini në shtëpi. Edhe ju sëmureni


Gjatë një komunikimi në Facebook, kryeministri Rama ka bërë të ditur se duke filluar nga dita e nesërme, të gjitha kompanitë e telefonisë do të kenë paketa të reja ofertash interneti.

Ofertat e kompanive të internetit, të cilat hyjnë në fuqi të Premten e deri në fund të Prillit janë:

  • Rritet me 50 përqind sasia e internetit në çdo paketë telefonike.
  • Të gjitha kompanitë e internetit, për abonentët e telefonisë fikse do të ofrojnë paketa abonimi për platformat edukative 60 përqind më lirë se çmimet e zakonshme.
  • Të gjitha kompanitë e internetit do të ofrojnë paketa falas për stacionin edukativ të RTSH-së.
  • Stacionet e fëmijëve do të jenë falas.
  • Çdo kontratë e re e internetit do të ketë të përfshirë ofertat e mësipërme.

Sipas Ramës, “Administrimi i duhur i rrjeteve dhe i shërbimeve elektronike është një nga pikat më të ndjeshme të krizës. E keni parë besoj se si kolapsuan sisteme digjitale në vende më të avancuara se i yni”.

Edhe njëherë tjetër, kryeministri u bëri thirrje qytetarëve dhe në veçanti të rinjve, të qëndrojnë në shtëpi, pasi virusi nuk rrezikon të vrasë vetëm moshën e tretë, por edhe të rinjtë. Ai theksoi se në SHBA është ulur ndjeshëm mosha e të prekurve.

“Mbrëmë, shifrat e të prekurve në SHBA ishin të frikshme për rininë. 40 përqind e të shtruarve në spitale janë nga 20 deri në 40 vjeç dhe jo pak janë në gjendje të rëndë. Është e pa vërtetë që të rinjtë janë të paprekshëm. Prandaj, ju lutem të gjithëve mos lëvizni nga shtëpia për asnjë arsye në botë. Mund të transportoni “bombat” kur ktheheni në shtëpi, mund të vrisni familjarët dhe veten tuaj”, u shpreh Rama.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0