Kosovarëve u kërkohet kthim vetëm në raste urgjente

Kosovarëve u kërkohet kthim vetëm në raste urgjente


Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, që vetëm në rastet urgjente të paraqiten në ambasadat dhe konsullatat e këtij shteti për t’u përfshirë në listën e kthimit.

Lexo: Ministria e Jashtme: Njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Holandë

Si pasojë e përhapjes së koronavirusit të ri, kosovarët që arrijnë në territorin e Kosovës përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës apo kufijve tokësorë, do të dërgohen në karantinë për 14 ditë.

Të premten në Kosovë kanë arritur rreth 96 shtetas nga Duseldorfi i Gjermanisë.

Të gjithë të kthyerit janë dërguar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, e cila së fundi, me kërkesë të Qeverisë së Kosovës, është shndërruar në karantinë.

Ndërkohë autoritetet kanë bërë të ditur se rreth 850 qytetarë, janë lajmëruar në ambasadat që ka Kosova në botë, përmes një kërkese për rikthim.

Lexo: Italia si Koreja e Jugut: Testim masiv i popullsisë

Aktualisht në Kosovë raportohen 24 persona të infektuar me Koronavirus.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0