Ilaçi japonez rezulton efektiv kundër virusit Corona

Ilaçi japonez rezulton efektiv kundër virusit Corona


 Autoritetet kineze të shëndetësisë thanë se përdorimi i ilaçit ‘Favipiravir’, i prodhuar kundër disa llojeve të gripit, ka dhënë rezultate shumë të mira në kurimin e shumë pacientëve me koronavirus.

Ky ilaç u është dhënë 340 pacientëve në Uhan e Shenzhen për të kryer provat klinike. Të infektuarit që përdorën ‘Favipiravirin’ u shëruan mesatarisht brenda 4 ditëve, ndërsa të tjerët që nuk janë kuruar me këtë ilaç, përmirësimet i shfaqën pas 11 ditësh.

“Ilaçi është i sigurt dhe efektiv në trajtim”, thotë Zhang Xinmin, përfqësues i ministrisë së Shkencës dhe Teknologjisë në Kinë.

Nga skanimet me rreze X, mjekët konstatuan se 91% e pacientëve të trajtuar me ilaçin japonez patën përmirësime në funksionimin e mushkërive të dëmtuara nga koronavirusi, ndërsa tek ata që nuk e përdorën, vetëm 62% e tyre kishin përmirësime.

Lexoni: Gjatë një pandemie, çfarë do të thotë të jesh vendi më i lumtur në botë?

Kina ka eksperimentuar tek pacientët disa lloje ilaçesh kundër viruseve të tjerë, që kanë dhënë rezultate në shumicën dërrmuese të rasteve tek pacientët me koronavirus. Deri më tani janë shëruar 73% e të infektuarve, ndërsa tre ditët e fundit nuk ka pasur asnjë të infektuar të ri.

Teksa e gjithë bota është në pritje të vaksinave, disa ilaçe anti-virale po ndihmojnë mjekët në betejën e vështirë kundër përhapjes së koronavirusit. Një tjetër ilaç tepër efektiv po rezulton edhe klorokina e përdorur kundër malarjes. Gjithsesi, për ilaçet nevojitet një periudhë prove tek njerëzit para se të çertifikohet efektshmëria tek pacientët e prekur me COVID-19.

The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0