Në informimin e përditshëm, nga Ministria e Shëndetësisë, Eugena Tomini, informoi se harta e personave të prekur u shtri gjatë 24 orëve të fundit në Lezhë, Has e Berat.
Në 24 orët e fundit janë testuar 74 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 930 persona, ku:
– 123 raste janë të prekur nga koronavirusi,
– 10 pacientë janë shëruar,
– 5 pacientë kanë vdekur,
– 57 persona janë të shtruar në spital,
– 2 prej tyre janë në terapi intensive.
Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.
Përhapja e koronavirusit është sipas këtyre zonave:
— Në Tiranë: 72 persona;
— Në Durrës: 8 persona;
— Në Fier: 12 persona;
— Në Lushnjë: 4 persona;
— Në Elbasan: 2 persona;
— Në Rrogozhinë: 2 persona;
— Në Kavajë: 4 persona;
— Në Korçë: 9 persona;
—Në Vlorë: 4 persona;
— Në Shkodër: 2 persona;
— Në Lezhë: 1 person;
— Në Has: 2 persona;
—Në Berat: 1 person.
Lexoni: Anulohet Eurovision, për herë të parë në histori
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.