Gjendja e luftës ndaj koronavirusit ka përfshirë pothuajse të gjithë botën, përfshirë shtetin e ri e të vogël Kosovën. Por, edhe pse në këto kushte emergjence shëndetësore, Kosova po përballet edhe me një krizë politike. Parlamenti i Kosovës ka rrëzuar qeverinë dhe kryeministrin e saj Albin Kurti.
Mocioni i mosbesimit në parlament u miratua me një shumicë votash, 82 vota. Ky mocion u propozua nga vetë aletati në qeverisje, Lidhja Demokratike e Kosovës, ku diskutimet për heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë kanë qenë shkak i krisjes.Duke e cilësuar të pavend, Kurti pasqyroi gjatë seancës plenare ndërhyrjet e qeverisë për të ulur shpenzimet lidhur me krizën shëndetësore që ka përpara vendi. Gershëra ka prekur drejtues entesh, përfaqësues të lartë të institucioneve publike, konsulentë, të cilët Kurti i ka cilësuar si kosto e tepërt për vendin.
Kjo alenacë arriti të kurorëzohej vetëm një muaj më parë me mundësinë e qeverisjes. Aj ou parapri nga një periudhë e gjatë negociatash që vonuan formimin e qeverisë.
Lexo: Krijohet qeveria e Kosovës, nënshkruhet marrëveshja
Këto zhvillime kanë ngajllur reagime të shqiptarëve në vende të ndryshme, Përfaqësues politikë, por edhe të shoqërisë civile në Shqipëri, kanë shprehur keqardhjen e tyre për këtë krizë politike në Kosovë, ndërsa vendi duhet të përballlet me krizën shëndetësore. Po ashtu, personalitete të shumta, kanë përshëndetur qëndrimin e kryetares së parlamentit Vjosa Osmani, Ajo është pjesë e LDK-së por deklaroi publikisht votën e saj kundër dhe kundërshtoi rrëzimin e qeverisë, duke theksuar se kjo nuk mund të ndodhte në këtë kohë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto