Shqipëria dërgon mjekë e infermierë në Itali

Shqipëria dërgon mjekë e infermierë në Itali


 

 

 

 

Mjekë e infermierë shqiptarë do të shkojnë në mbështetje të mjeksisë italiane. Qeveria shqiptare ka vendosur që të dërgojë personel shëndetësor në mbështetje të situatës së krijuar nga pendemia. Vendimi është marrë të premten bashkë me mbështetjen financiare, që do të mbështesë këtë lëvizje.

Vendimi parashikon “Dhënien e ndihmës me personel shëndetësor, mjekë dhe infermierë, në kushtet e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, Republikës së Italisë”. Shpenzimet mujore të parashikuara për një mjek janë 3000 euro dhe një infermier 2500 euro.

Fondi prej 11 milionë lekë do të mbulohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, parashikuar për këtë vit.

Përzgjedhja e mjekëve dhe infermierëve do të bëhet nga Ministria e Shëndetësië dhe Mbrojtjes Sociale. Ndërsa transporti I personelit do të organizohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Italia është ndër vendet më të prekura në botë nga Pandemia Covid 19. Vetëm pak muaj më parë, ekipe specialistësh nga Italia u gjendën në mbështetje të Shqipërisë në gjetjen dhe shpëtimin e të bllokuarve nga tërmeti.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Është e kotë të merresh me mundësitë që ke humbur. Asnjëherë nuk mund ta dish nëse i ke shpëtuar vdekjes apo ke humbur një jetë të tërë.”
— Margaret Mazzantini
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0