Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 212 persona. Prej tyre, 10 persona kanë humbur jetën, 76 persona janë të shtruar në spital, 6 prej tyre janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë në frymëmarrje të drejtuar.
Në 24 orët e fundit janë testuar 111 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 1436 persona.
Në informimin e përditshëm, të dielën paradite, zv/ministrja e Shëndetësisë, Rakacolli njoftoi se harta e personave të prekurve është zgjeruar gjatë 24 orëve të fundit në Mirditë me një person të prekur:
— Në Tiranë: 121 persona;
— Në Durrës: 12 persona;
— Në Fier: 22 persona;
— Në Lushnje: 4 persona;
— Në Elbasan: 5 persona;
— Në Rrogozhinë: 2 persona;
— Në Kavajë: 4 persona;
— Në Korçë: 12 persona;
— Në Vlorë: 5 persona;
— Në Shkodër: 5 person;
— Në Lezhë: 5 person;
— Në Has: 2 persona;
— Në Berat: 1 person.
— Në Krujë: 5 person;
— Në Tropojë: 3 persona;
— Në Pukë: 3 persona;
— Në Mirditë: 1 person.
Lexoni: Ja kriteret dhe mënyra e aplikimit për përfitimin e pagës
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.