Duke filluar nga dita e hënë, çdo qytetar, që do të dalë nga shtëpia, duhet të aplikojë për t’u pajisur me leje.
Për të përfituar lejen, ju duhet të aplikoni online ose të dërgoni SMS. Në këtë mënyrë, mund të dilni brenda orarit të lejuar, 05:00-13:00.
Nëpërmjet një njoftimi, E-Albania ka sqaruar se si mund të aplikohet për leje dhe se si merret miratimi.
Pse përdoren këto leje?
Këto leje janë për këmbësorët, që duhet të dalin nga shtëpia për arsye pazari, farmacie, apo nevoja të tjera të domosdoshme.
Si mund të aplikoni për të marrë leje?
Aplikimi mund të bëhet online ose përmes një SMS-je.
Aplikimi përmes internetit: Klikoni e-albania.al ose shkarkoni aplikacionin e-albania në smartfonin tuaj dhe pasi të jeni futur në faqe, klikoni opsionin “Leje për dalje”. Miratimi merret menjëherë dhe ju vjen njoftimi në e-mailin tuaj.
Për të aplikuar për këtë shërbim ju duhet të jeni i identifikuar në portal. (Regjistrohuni në portal nëpërmjet të dhënave të kartës suaj të identitetit nëse nuk jeni regjistruar më parë).
Aplikimi me anë të SMS në celular: Qytetarët, që nuk kanë mundësi të aplikojnë përmes internetit, mund të dërgojnë një mesazh falas në numrin 55155 me tekst: Numri i kartës së identitetit dhe orën e daljes.
Psh: J12345678L 0830. Nëse aplikoni në këtë mënyrë, miratimi për të dalë ju vjen ditën pasardhëse. Nëse doni të dilni ditën e hënë, duhet ta dërgoni SMS-në, ditën e diel.
Lexoni: COVID-19, Rakacolli: Java që vjen do të jetë vendimtare për Shqipërinë
Leja është e vlefshme vetëm për një dalje, pra sa herë që ju nevojitet të dilni për të bërë pazar, apo për gjëra të tjera, duhet të aplikoni. Leja zgjat vetëm një orë.
Leja vlen vetëm për një person nga familja, por nëse familjarët tuaj jetojnë në qytet tjetër, mos u shqetësoni. Mund të aplikojnë dy persona nga e njëjta familje, pasi vendndodhja do të verifikohet.
Nëse ju duhet të lëvizni për të shkuar në punë, nuk është e nevojshme ta kryeni këtë procedurë çdo ditë. Majfton autorizimi, që keni marrë.
Lexoni: Shefja e FMN: Ekonomia globale ka hyrë në recesion për shkak të Covid-19
Leja vlen vetëm për lëvizjene këmbësorëve. Pra, nuk mund të qarkulloni me mjetin tuaj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.