Hapet Konkursin Ndërkombëtar Idetë e Arkitekturës "ArXellence 2"

Hapet Konkursi Ndërkombëtar Idetë e Arkitekturës “ArXellence 2”


 

Hapet Konkursi Ndërkombëtar Idetë e Arkitekturës “ArXellence 2”, konkurs që është në kërkim të arkitektit ose ekipit të arkitektëve, që do të ripërcaktojnë dhe do t’i japin një perspektivë të re “Portës Perëndimore” të Selanikut.

Lexo: Pse shkrimtarët janë të prirur pas temave të epidemive

Qëllimi i konkursit është të ridizenjojë një zonë të keqpërdorur prej 120,000 m2 dhe të krijojë një Qark të ri Qendre Biznesi që do të tërheqë investitorë, biznese dhe vizitorë. Konkursi sponsorizohet & organizohet nga ALUMIL dhe miratohet nga Unioni Ndërkombëtar i Arkitektëve (UIA).

Ai do të zhvillohet sipas Rregulloreve Standarde të UNESCO-s për Kompeticionet Ndërkombëtare në Arkitekturë dhe Planifikimi Urban, si dhe sipas rekomandimeve praktike më të mira nga UIA-s.

Për më shumë informacion vizitoni faqen e konkursit: ArXellence2  

Digital Media Partners: Ktirio, Ek Magazine, Domes Architecture, Archello  , Archisearch,  ArchiExpo , ForestView

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0