Udhërrëfyesi tashmë një profesion - Business Magazine Albania

Udhërrëfyesi tashmë një profesion


Turizmi është një sektor në zhvillim e sipër në Shqipëri. Gjithnjë e më shumë turistë vendas dhe të huaj po vizitojnë Shqipërinë për të parë bukuritë e saj natyrore, për të takuar njerëzit miqësorë, për të provuar kulinarinë dhe për të bërë pushime dinamike.

Sigurisht, turistët kanë nevojë për udhërrëfyes, në mënyrë që të njihen me vendin, historinë, traditat etj. Ashtu si çdo profesion tjetër edhe të qenurit udhërrëfyes ka disa specfika, të cilat prej pak vitesh janë përcaktuar me ligj.

Për këtë na tregoi më gjerësisht Alma Ferhati, eksperte e turizmit. Alma është themeluese dhe menaxhere e agjensisë së udhëtimeve “Pegasos Travel”.

Kjo agjensi është themeluar që prej vitit 2003 dhe është e akredituar nga qeveria. Guidat e Pegasos Travel janë të liçensuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Me një eksperiencë të gjatë në fushën e turizmit dhe shërbimeve të udhëtimit Alma thotë se, udhërrëfyesit duhet të jenë të trajnuar për të udhëhequr turistët.  “Ne jemi akredituar për programet e kualifikimit të Udhërrëfyesit Turistik Kombëtar”, shton ajo.

Prandaj, Pegasos Travel po zhvillon trajnimet e udhërrëfyesve. Trajnime të kësaj natyre kanë nisur prej rreth dy vitesh edhe nga agjensi të tjera. Ato janë të nevojshme, sepse kursantët mësojnë, marrin njohuri të ndryshme në fushën e arkeologjisë, gjeografisë, fushës së biznesit dhe aftësohen në profesion. Grupi prej 17 kursantësh do të liçensohet brenda muajit shkurt. Për trajnime në këtë fushë, janë të mirëpritur të aplikojnë të gjithë të rinjtë, të apasionur pas turizmit dhe udhërrëfimit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0