Networku profesional është pasuria juaj më e madhe.Ja sesi ta zgjeroni atë

Network-u profesional është pasuria juaj më e madhe. Ja sesi ta zgjeroni atë


Të njohësh njerëzit e duhur, me lidhjet e duhura mund të jetë një nga mënyrat më të mira për të krijuar vlera për biznesin tuaj.

“Si trajner biznesi, unë kam punuar me shumë drejtues dhe sipërmarrës rreth mënyrave sesi të bëhen liderë më të fortë dhe strategë më efektivë. Sidoqoftë, unë shoh se një nga pasuritë, që njerëzit nuk e vlerësojnë siç duhet, është rrjeti i tyre profesional. Një nga investimet më të mira që mund të bëni me kohën dhe energjinë tuaj është zhvillimi i njohjeve me njerëz brenda dhe jashtë industrisë ku punoni”, shkruan Bruce Eckfeldt, trajner biznesi.

Ndërkohë që aftësitë dhe kapaciteti janë të rëndësishme për suksesin e sipërmarrjes tuaj, njohja e njerëzve të duhur, që kanë lidhjet e duhura mund të jetë një nga mënyrat më të mira për të ndërtuar vlera për biznesin tuaj.

1.Kultivoni marrëdhënie

Para se të zgjeroni network-un tuaj, “shfrytëzoni” njerëzit që njihni. Network-u nuk është thjesht grumbullimi i kartëvizitave të bizneseve. Shumica prej nesh  bëjnë biznes me njerëzit që i njohin, besojnë dhe pëlqejnë. Nëse nuk keni ndërtuar marrëdhënie të vërteta, ju nuk mund të keni network të fortë.

Lexo këtu: Si të bëni network kur jeni një person introvert?

Fatkeqësisht, nuk ka rrugë të shkurtër për këtë. Ju duhet të shpenzoni kohë me njerëzit për t’u njohur me njëri-tjetrin. Të pish një kafe ose çaj apo të hash një drekë me dikë, është shumë herë më mirë sesa thjesht të jesh në kontakt përmes LinkedIn-it.  Nëse kërkoni efikasitet, ftoni një grup të vogël njerëzish për drekë. Kështu mund të njihni disa njerëz njëkohësisht.

2.Fillimisht jepni, pastaj kërkoni

Para se të filloni të mendoni se çfarë mund të përfitoni nga network-u juaj, fokusohuni tek gjërat që ju mund të jepni. Ndihmojini njerëzit për gjërat që kanë nevojë, ose ofrojuni ndihmë në fushat ku jeni ekspertë. Ju duhet të ndërtoni besim para se të kërkoni prej të tjerëve. Nuk është e thënë që këto të jenë gjëra të mëdha ose të lidhura direkt me punën.

Nëse dëgjoni dikë që do të udhëtojë në një qytet që ju e njihni mirë, sugjerojini disa restorante ose gjëra të ngjashme. A keni lexuar një libër të mirë? Dërgojini një kopje dikujt që mendoni se do t’i pëlqente. Një strategji tjetër shumë e mirë është të prezantoni miqtë tuaj me njëri-tjetrin. Me një gur mund të vrisni dy zogj.

3.Shfrytëzoni njohjet e nivelit të dytë

Vetëm se nuk po gjeni dikë nga network-u juaj që t’ju ndihmojë me gjërat që keni nevojë, nuk duhet të hiqni dorë. Secili prej kontakteve tuaja njeh shumë njerëz. Kërkoni për një të njohur ose mik që njeh dikë tjetër, i cili mund t’ju ndihmojë. Pastaj, kontaktoni me këtë person. Nëse keni nevojë për një përfaqësues ligjor të pasurive, pyesni miqtë tuaj juristë për të njohurit e tyre. Kjo nuk ju mundëson vetëm një prezantim të ngrohtë, por i tregon mikut tuaj besimin që keni për të marrë një referencë prej tij.

4.Kërkoni për lidhjet e dobëta

Një nga sfidat e zgjerimit të rrjetit tuaj është se mund të ngecni në mes të njerëzve që e njohin njëri-tjetrin dhe operojnë në të njëjtën fushë. Duke qenë se ata tashmë e njohin njëri-tjetrin, ju nuk do të zgjeroni dot shumë njohjet tuaja.

Çelësi është tek gjetja e lidhjeve të dobëta. Ka njerëz, të cilët nuk i njihni mirë, por operojnë në fusha të tjera dhe njohin njerëz të ndryshëm nga rrethi juaj. Fillimisht është e vështirë t’i gjesh dhe të kontaktosh me këta njerëz, por kur e bëni, ju hapni rrugën drejt lidhjes me grupe të mëdha njerëzish të rinj, që nuk mund t’i njihnit në mënyrë tjetër. Kjo është një nga mënyrat më të shpejta për të zgjeruar network-un tuaj në mënyrë strategjike.

5.Komunikoni rregullisht

Pasi i krijoni lidhjet, duhet t’i ruani ato. Rrjetet si LinkedIn mund t’ju ndihmojnë të ndani risitë me network-un tuaj rregullisht. Newsletter-at ose blogjet janë mënyra shumë të mira për të krijuar vlera dhe për të qenë para syve të njerëzve.

Çelësi është të krijoni një rrjedhë të qëndrueshme për një përmbajtje cilësore, në mënyrë që njerëzit t’a mësojnë kush jeni dhe çfarë bëni. Bëjeni këtë siç duhet dhe network-u juaj aktual dhe potencial do t’ju ketë në qendër të vëmendjes.

Pjesa më e vështirë e zhvillimit të network-ut është se kërkon shumë kohë dhe investim. Network-u i mirë kërkon vite për t’u ndërtuar dhe zhvilluar. Bëni një plan dhe zbatojeni atë rregullisht. Puna dhe investimi juaj do t’ju paguhen kur gjërat të bëhen siç duhet dhe në mënyrë të vazhdueshme. Nëse prisni për të ndërtuar network-un tuaj kur t’ju nevojitet, jeni shumë vonë.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0