Arsimi fleksibël, mundësi efektive për t’iu përgjigjur tregut të punës

Arsimi fleksibël, mundësi efektive për t’iu përgjigjur tregut të punës


Cilat janë sot dinamikat e strukturës së zhvillimit ekonomik në Shqipëri dhe si po u përgjigjet sistemi arsimor‑ Në Shqipëri, disa shkolla profesionale po aplikojnë metoda efektive dhe praktike të të mësuarit në shkollë dhe në punë. Kjo falë projektit zviceran “Aftësi për Punë”. Megjithatë, ndryshimi kërkon ende shumë punë.

Nisur nga dinamika e disa sektorëve, veçanërisht turizmit, nevoja për punonjës të kualifikuar pritet të jetë në rritje. Henry Leerentveld, Drejtor për Europën Lindore në Swisscontact, theksoi gjatë Shkollës Verore se ndryshimi është shumë i nevojshëm në sistemin e AFP-së. Ai u shpreh se projekti “Aftësi për Punë” e ka vendosur fokusin tek marrëdhënia mes institucioneve të AFP-së dhe bizneseve, me perspektivë për t’i bërë këto institucione sa më konkurruese.

Synimi i AFP-së është të rrisë mundësinë e punësimit të të rinjve. Në mënyrë që kjo të realizohet sa më mirë, idealisht drejtori i shkollës duhet të jetë më shumë menaxher sesa mësues. Kjo ka ndodhur në shkollën Hamdi Bushati në Shkodër. Praktikat e nxënësve, zhvilluar pranë bizneseve këto vite, kanë mundësuar punësimin e dhjetëra të rinjve tashmë dhe lidhja shkollë-biznes është bërë shumë e fortë. Megjithatë, ka edhe një tjetër kategori të rinjsh që ka nevojë për integrim më efektiv në tregun e punës. Flasim për ata që kanë mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme, nuk kanë një profesion dhe nuk arrijnë të bëhen pjesë e universitetit.

Gjatë shkollës verore, u theksua se ky hendek mund të kalohet përmes ofrimit të kualifikimit të nivelit të 5-të. Në këtë rast, flitet për ofrimin e programeve profesionale pas shkollës së mesme, të cilat duhet të orientohen nga nevojat e sektorit privat. Kjo mund të jetë një zgjidhje efikase për uljen e përqindjes së të rinjve që nuk janë në punësim, në trajnim apo nuk ndjekin shkollën.

Artikulli u publikua më parë në faqen 36 të numrit 22 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu  nr. 22 të saj.

Fation Dragoshi, Menaxher i projektit “Aftësi për Punë”, u shpreh se rritja e mesatares me 0,5 për regjistrimin në universitet ka bërë të shtohet numri i të rinjve që përfundojnë shkollën e mesme dhe nuk arrijnë të ndjekin studimet e larta. Nga statistikat rezulton se pjesa më e madhe e të rinjve që janë punëkërkues afatgjatë, kanë mbaruar shkollën e mesme e nuk kanë kualifikime të mëtejshme. Dragoshi tha se kjo sfidë duhet parë si mundësi: tregu ka nevojë për teknikë të lartë dhe niveli i 5-të e siguron këtë. Ai u shpreh se ekipi i projektit “Aftësi për Punë” po përpiqet të krijojë një dialog të strukturuar në këtë drejtim me bizneset dhe ofruesit e AFP-së.
Në përputhje me kuadrin ligjor, si institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e AFP-së mund të ofrojnë programe pas shkollës së mesme. Megjithatë, pavarësisht nevojës në rritje për këto programe vetëm institucionet e arsimit të lartë kanë praktika të ofrimit të kualifikimit të nivelit të 5-të, ndërsa mundësia dhe modalitetet e ofrimit për institucionet e AFP-së janë ende të paqarta.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0