BSH: Kreditë me probleme nën 10%, për herë të parë pas 10 vitesh - Business Magazine Albania

BSH: Kreditë me probleme nën 10%, për herë të parë pas 10 vitesh


Një lajm i mirë vjen nga bota e financave. Kreditë me probleme, një tregues i rëndësishëm për mundësinë e kreditimit, kanë rënë më pak se 10% të totalit të kredive. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë huatë me probleme ishin 9.53% në muajin Nëntor, me rënie rreth 0.6 pië përqinjde ndaj një muaji më parë.

Ky është niveli më i ulët i kredive të këqija që në periudhën e krizës financiare ndërkombëtare 2008, me efekte negative edhe në Shqipëri. Pas 10 vitesh politikat e bankave dhe mbi të gjitha ato të ndikuara nga Banka e Shqipërisë, si dhe shkyerja e disa kredive të nisura mbi dhjetë vite më parë, kanë

Niveli më i lartë i kredive me probleme ishte rreth 5 vite më parë, kur arriti në 25% të totalit të kredive me probleme.

Në raportin e saj të fundit të politikës monetare, Banka e Shqipërisë ka vlerësuar se kreditë me probleme ndaj totalit kanë ardhur në rënie të vazhdueshme. Kjo, sipas raportit, konfirmon kushte më favorizuese për zgjerimin e ofertës për kredi nga bankat.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0