5 faktorët që do t’i japin formë mjedisit të punës në 2020 e më tej - Business Magazine Albania

5 faktorët që do t’i japin formë mjedisit të punës në 2020 e më tej


Ndryshimet gjatë viteve të fundit në mjedisin e punës kanë qenë të shpeshta. Ekziston frika e zhvillimit të robotëve si dhe automatizimit masiv të proceseve të punës, çka na bën të mos jemi shumë pozitiv për këtë ndryshim masiv.

Mjedisi i punës po ndryshon, ndonëse është një ndryshim pozitiv. Një studim i vitit 2019 nga McKinsey, zbuloi se më pak se 30% e aktiviteve në rreth 60% të punësimit tona janë teknikisht të mundura të automatizohen.

Kjo do të thotë që automatizimi dhe inteligjenca artificiale na mundëson të harxhojmë më pak kohë në punë, të cilat nuk krijojnë një impakt të madh, siç mund të jenë ato manuale.

Automatizimi i mjedisit të punës, na lejon të punojmë në një mënyrë më të zgjuar, duke krijuar mundësinë e një pune të fokusuar në kapitalin human. Prandaj, teksa mendojmë për avancimin e po këtij mjedisi gjatë vitit 2020 e më tej, duhet të fokusohemi tek këto 5 faktorë, të cilët kanë një impakt në krijimin e tij.

  1. Orë pune fleksibël

Sipas një studimi të kryer nga Robert Half, rreth 47% e punonjësve do të pranonin të punonin për një rrogë më të ulët, në këmbim të orëve fleksibël në orarin e tyre. Kjo e bën fleksibilitetin e orëve një faktor të rëndësishëm, i cili duhet të merret parasysh nga çdo drejtues, që kërkon përmirësimin e mjedisit të punës drejtuar nga e ardhmja.

  1. Puna në distancë

E lidhur ngushtë me fleksibilitetin, puna në distancë është një faktor tjetër po aq i rëndësishëm. FlexJobs, me anë të një studimi, arriti në përfundimin që kjo mënyrë e të punuarit është rritur me 91% gjatë 10 viteve të fundit. Kjo mënyrë e të punuarit kërkon një besueshmëri të lartë dhe u krijon punonjësve mundësinë e të punuarit në një mënyrë komforte, e cila përkthehet në produktivitet më të lartë.

  1. Mbështetje emocionale

Të përballuarit të gjendjes emocionale të punonjësve shkon përtej abonimeve të palestrave dhe programeve kundër mbipeshës. Sipas një raporti, u zbulua që 86% e punonjësve besonin në rëndësinë që kompania duhej t’i kushtonte këtij faktori. Neglizhimi i tij do të sillte një mungesë motivimi dhe njëkohësisht produktiviteti.

  1. Transparenca

Njëherë e një kohë, transparenca e plotë u bëhej e mundur vetëm instancave të larta të një kompanie, por kohët kanë ndryshuar. Sot, punonjësit kanë më transparencë se kurrë. Kjo bën të mundur që secili të kuptojë rolin e tij dhe parimet e drejtësisë, me të cilat kompania operon.

  1. Diversiteti

Numri i minoriteteve në mjedisin e punës ështe aktualisht i ulët. Vihet re një numër i ulët i gjinisë femërorë në mjediset organizative, ku femrat me ngjyrë përbëjnë grupin më të papërfaqësuar në çdo nivel organizativ. Detyra u takon liderëve, për ta bërë mjedisin e punës, një mjedis gjithëpërfshirës dhe të aksesueshëm nga kushdo.

Ështe 2020. Një vit i ri. Një dekadë e re. Çfarë do të ndryshoni në mjedisin e punës, në mënyrë që të duket ndryshe 10 vite më pas?

Ergys Kosovrasti

INC

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0