Pse të mësuarit gjatë gjithë jetës është detyrim nëse doni të arrini suksesin dhe ta ruani atë - Business Magazine Albania

Pse të mësuarit gjatë gjithë jetës është detyrim nëse doni të arrini suksesin dhe ta ruani atë


Nëqoftëse do të intervistonit të gjithë njerëzit e suksesshëm, do të kuptonit që ata ndajnë një filozofi të përbashkët: atë të të qënurit të hapur ndaj të mësuarit në çdo fazë të jetës. Ata vazhdojnë të mësojnë dhe të rriten, në kontrast me njerëzit e pasuksesshëm, të cilit mendojnë që dinë gjithçka për t’ia dalë mbanë.

Të jesh i vendosur per të ndjekur këtë filozofi nuk është e lehtë. Shumë njerëz e shohin edukimin e vazhduar si një humbje kohe. Ajo çfarë ata nuk arrinë të bëjnë, është një mundësi për ju. Çdo ditë që vendosni të mësoni diçka të re, ju zhvilloni dhe shtoni vlerë tek vetja dhe tek ajo çka mund të ofroni. Në këmbim të saj, ju merrni gjithashtu shpërblimin e mundimit tuaj. Fakti është, që të jesh një njeri i hapur ndaj të mësuarit në çdo fazë të jetës, është kthyer në një detyrim për ata që duan të arrinë dhe mbajnë suksesin në ditët e sotme.

Tregohuni të vendosur për të mësuar gjëra të reja rreth industrisë që i përkisni. Shtoni dhe zhvilloni aftësitë tuaja aktuale. Kjo do të sjellë lindjen e më shumë mundësive në ditët në vazhdim dhe do të rrisë vlerën tuaj si ekspert.

Teksa vazhdoni të mësoni, ju do të mësoni gjithashtu për veten dhe do të kuptoni më shumë për të dhe atë çfarë jeni të aftë të bëni.

Mendësia e personave që zgjedhin të jenë pjesë e kësaj filozofie

Këta persona janë gjithmonë të hapur ndaj ndryshimeve dhe mundësive të reja. Kjo i bën të jenë gjithmonë në kërkim të sfidave, ideve dhe eksperiencave. Me anë të kësaj mendësie, ju do të rriteni, mësoni dhe zhvilloheni përtej imagjinatës, duke u bërë një version më i mirë i vetes.

Kjo mendësi ju mundëson gjithashtu ta shikoni jetën nga një perspektivë tjetër dhe të jeni mirënjohës për çdo gjë që ju ofrohet. Çdo mësim i ri është i vlerësuar dhe i respektuar, pasi e kuptoni që me kalimin e kohës, po këto mësime, do t’ju transformojnë perspektivën tuaj mbi jetën.

Procesi nuk konsiston vetëm në leximin e librave dhe mbledhjen e sa më shumë informacioneve. Ajo çfarë mësoni, duhet të vendoset në praktikë.

Të gjithë kemi dobësi të caktuara në jetët tona, të cilat mund t’i përmirësojmë. Dëshira dhe vendosmëria për të bërë këtë ndryshim të mundur, janë hapat e parë që duhen ndërmarrë.

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0