Por jo vetëm sociologët dhe personat që merren me gossip-in ishin gjithë sy e veshë në sagën e britanikëve. Gazetat britanike gjetën një emër për “divorcin”, duke e cilësuar atë “Megxit” (largimi i Meghanit). E gjithë kjo është parë me kujdes edhe nga ekspertët e negociatave. Carol Barkes është eksperte dhe profesore në çështjet e negociatave.
Ajo ka nxjerrë disa mësime nga largimi i çiftit nga familja mbretërore. Ndarja e tyre, shpjegon Barkes, ofron leksione të vlefshme në fushën e negocimit, ndërsa ne që e shohim nga jashtë na u duk një miks veprimesh. Por, sipas Barkes disa nga hapat që ndërmori çifti, tregojnë respektimin e parimeve të shëndosha në nisjen e një negociate. Ja disa hapa që ndërmori çifti dhe që vlejnë si mësime për të negociuar.
1.Mos krijoni trekëndësha
Mund të ekzistojë një vorbull lajmesh të tipit “gossip” në lidhje me Harry-n dhe Meghan, por Barkes i vlerëson ata të dy që kanë qëndruar larg medieve. “Ata nuk kanë folur keq për asnjë nga familja mbretërore. Ata kanë marrë rrugën e vështirë me shtypin”, vlerëson ajo.
Me fjalë të tjera, ata janë përqendruar në palët e përfshira në mosmarrëveshje dhe nuk kanë ndezur flakët e stuhisë së mediave duke bërë deklarata apo komente.
Pra përqendrimi vetëm te personat që kanë në dorë zgjidhjen e një çështje, fokusimi vetëm tek ky rreth i ngushtë, është mënyra më e mirë për cilindo që është përfshirë në negociata. Pra, përqendroni vetëm tek personat e përfshirë në mënyrë aktive në një situatë të caktuar dhe mos humbni energji në tituj gazetash apo në opinionet e të tjerëve.
“Ne i duam miqtë, familjen dhe njerëzit që na mbështesin. Thënë këtë, të njëjtët njerëz mund t’i bëjnë t’i zmadhojnë konfliktet ose t’i përkeqësojnë ata duke parë vetëm anën tonë dhe duke krijuar komplote, që na bëjnë të dukemi më mirë në kurriz të personit me të cilin jemi në konflikt. Kjo ka tendencën t’i bëjë gjërat më të komplikuara dhe mund të largojë nga pika origjinale e konfliktit, pra mund të na largojë nga thelbi. Kërkojuni njerëzve tuaj të afërt që të mos përfshihen dhe ta lënë zgjidhjen në dorë të palëve të përfshirja në konflikt”.
Lexo: Përmirësoni ecurinë e biznesit duke përdorur këto strategji
- Ndërto një klauzolë “çfarë nëse”
Barkes vlerëson lart vendimin e familjes mbretërore që tha se do t’i rishikojmë termat e marrëveshjes së tanishme sërish në të ardhmen. “Jam i emocionuar me vendimin që është lënë 1 vit afat për të rishikuar marrëveshjen e nënshkruar, në mënyrë që mund të ndërmerren të tjera ndryshime në të ardhmen. Kjo është një qasje, të cilën shumë negociues duhet ta aplikojnë. Kjo është një mënyrë fantastike për të matur pulsin dhe për të pasur një mundësi për të bërë një plan të ri, pak më vonë, kur ujërat të jenë qetësuar, dyshimet të jenë fashitur dhe ka kohë në dispozicion për të parë impaktin e vendimit të marrë”, thekson ajo.
- Fokusohu tek nevojat dhe jo tek kërkesat
Në çdo negociatë qëndrojnë të dyja, ajo që ti do, (le të themi një çmim më i lartë shitjesh), dhe pse e do atë (për të kënaqur investitorët). Por, përqëndrimi ekskluzivisht në kërkesat tuaja dhe jo në nevojat, e çon bisedën shumë shpejt në bllokim. Në rastin konkret, familja mbretërore duket se e ka shmangur këtë kurth.
“Kur doli lajmi se Harry dhe Meghan po tërhiqeshin nga familja mbretërore, biseda mund të kishte qenë shumë e dëmshme për të gjithë personat e përfshirë, nëse do të përqendrohej vetëm në pozicione. Mund të dukej si, ‘Ne po tërhiqemi prapa’ dhe si përgjigje ‘Jo, nuk do ta bëni dhe nëse e bëni këtë do të ndëshkoheni’. Përkundrazi, bisedat përfshinë dhe trajtuan nevojat e të gjithë palëve. Për Harry dhe Meghan, intimitetin, lirinë, autonominë, etj. Për familjen mbretërore, krenarinë, traditën, respektin, nderin, duke shmangur këtë kurth”.
- Negocioni personalisht
Pra, çfarë nuk bënë mirë Harry dhe Meghan? Barkes thotë se nuk i pëlqeu fakti se Meghan nuk mori pjesë në takimin për zgjidhjen e krizës, por u njoh me termat final të marrëveshjes përmes telefonit.
Ndonjëherë nuk ke mundësi të marrësh pjesë në një negociatë, por të paktën ji i pranishëm në të, teksa diskutohet.
“Nga pikëpamja e negociatave, gjithmonë është më mirë të negociosh personalisht. Është më e vështirë të bësh dikë të negociojë kur ti nuk je në dhomë, pasi nuk je duke përjetuar emocione teksa komunikon dhe për më tepër nuk je do parë komunikimin jo verbal. Me pak fjalë, do të jesh në disavantazh kur nuk je i pranishëm në negociata”, shpjegon Barkes.
- Mbani në kontroll optimizmin
Barkes gjithsesi e ka një kritikë për optimizmin fillestar të Harry dhe Meghan për arritjen e një marrëveshje hibride, pra gjysmë brenda dhe gjysmë jashtë, e cila bëri që ata të hidhnin armët në deklaratën e tyre të parë për shtyp.
“Duket se u kapën pak në befasi Harry dhe Meghan në lidhje me nivelin e lëshimeve që atyre i kërkua të bënin. Në negociata, është shumë e rëndësishme të merret në konsideratë jo vetëm ajo që shpreson të arrish, por edhe të konsiderohen plotësisht si skenarët më të mirë ashtu edhe skenarët më të këqij. Ne priremi të minimizojmë skenarët më të këqij, kështu që është e rëndësishme që me të vërtetë t’i shikojmë me kujdes dhe të shohim nëse rreziku i humbjes ia vlen shpërblimin”, këshillon ajo.
Por, pavarësisht këtyre gjërave të vogla, Barkes vlerëson pozitivisht aftësinë negociuese që shfaqën të gjithë palët e përfshirë në diskutime. “Ky ishte një proces bisedimesh shumë bashkëpunues dhe unë jam e kënaqur me mënyrën se si përfunduan në përgjithësi,” përfundon ajo.
Ajo sugjeron që të gjithë mund të mësojmë disa gjëra nga mënyra e negociatave të “Megxit”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.