Si të mahnitni klientët e ardhshëm në takimin e parë

Si të mahnisni klientët e ardhshëm në takimin e parë


Cilat duhet të jenë qëndrimet e para kur takoni një klientë të mundshëm? Ky artikull nga Investopedia na njeh më mirë me disa këshilla. “Ju e dini se çfarë thonë ata”. Përshtypja e parë mund të jetë më e rëndësishmja, por veçanërisht kur takoheni me një klient të ardhshëm për herë të parë.

Njerëzit kanë tendencë të krijojnë mendimet e tyre për të tjerët, bazuar në të gjitha llojet e shenjave jo-verbale. Këtu janë disa këshilla të dobishme, që duhet t’ju ndihmojnë të filloni me këmbën e duhur. Ata gjithashtu mund të rrisin mundësinë tuaj për të nënshkruar marrëveshjen dhe për të formuar një marrëdhënie biznesi të suksesshme.

Lexo: 7 rregullat që duhet të zbatoni në një takim pune

Qëndroni të përgatitur dhe në kohë:

Klientë të ardhshëm vijnë tek ju sepse kanë nevojë për ndihmën tuaj. Ato shpesh ju referohen nga një mik ose përmes një bashkëpunëtori biznesi dhe kanë një nevojë të veçantë që besojnë se mund ta plotësoni. Pra, një nga mënyrat më të mira për të vërtetuar vlerën tuaj për një klient është të përgatiteni.

Ju gjithashtu duhet të bëni disa hulumtime në lidhje me njohjen e klientit përpara se të takoheni. Informohuni sa më shumë që të mundeni në lidhje me vendin ku kanë punuar, për sa kohë dhe çfarëdo çmimesh apo mirënjohjesh mund të kenë marrë. Jini të gatshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve që mund të kenë në lidhje me historinë tuaj dhe historinë e punës.

Organizoni zyrën dhe veten tuaj:

Një shenjë profesionalizmi është një zyrë e organizuar. Ndaj nëse keni për të  takuar një klient të ardhshëm, sigurohuni që zyra juaj të jetë e pastër. Ju nuk dëshironi që klienti të futet në një zyrë jo të organizuar. Vendosni skedarët tuaj larg, pastroni desktopin tuaj dhe rregulloni dhomën në mënyrë që klienti të kuptoj që ju keni dhomën dhe kohën për të.

Gjatë takimit vendosni pajisjet tuaja celulare në heshtje ose dridhje, në mënyrë që të mos jeni të bombarduar vazhdimisht me mesazhe, që largojnë fokusin tuaj nga klienti ku jeni në dhomë. Klientët e ardhshëm dëshirojnë të ndiejnë se po u kushtoni vëmendjen tuaj të pandarë. Ju gjithashtu duhet të visheni profesionalisht.

Organizoni qëndrimet tuaja:

Një qëndrim pozitiv mund të bëjë ndryshimin. Buzëqeshni kur takoni për herë të parë klientin, për t’i njoftuar që jeni të lumtur t’i shihni. Shikojini në sy, jepni një shtrëngim duarsh të fortë dhe dëgjoni me vëmendje kur klienti po flet me ju. Ju gjithashtu dëshironi të paraqisni një person të relaksuar dhe të përqendruar. Njerëzit duan të mendojnë se jeni të hapur për të marrë përsipër sfida dhe mund të funksionojnë mirë nën presion.

Ju gjithashtu duhet ta njoftoni klientin e ardhshëm që ju pëlqen të punoni dhe të merrni kënaqësi për t’i ndihmuar njerëzit të realizojnë qëllimet e tyre financiare. Ju duhet të dëshironi sukses po aq sa ata. Planifikuesit financiarë dhe këshilltarët gjithashtu duhet të sigurohen që ata flasin në mënyrë të qartë që klientët mund ta kuptojnë lehtësisht. Nëse përdorni shumë zhargone mund të humbni klientin.

Lexo: Si t’i organizojmë më mirë punët në zyrë

Jini të qartë për tarifat:

Kjo pjesë e bisedës mund të bëhet e pakëndshme, por afrimi me atë në mënyrën e duhur mund t’iu ndihmojë. Klientët e ardhshëm janë në kërkim të përgjigjeve të sinqerta, jo mosmarrëveshjeve. Nëse punoni vetëm për një tarifë, nevojitet t’ua thoni.

Burimi: Investopedia

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0